LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Bujqësi/ Zbulohen skemat e reja subvencionuese, 113 mln euro mbështetje direkte për fermerët
spraying a field

Bujqësi/ Zbulohen skemat e reja subvencionuese, 113 mln euro mbështetje direkte për fermerët

Për të gjithë fermerët që do të synojnë të zgjerojnë aktivitetin e tyre duke përfituar nga skemat e subvencioneve të qeverisë do të vihen në dispozicion më shumë se 100 milionë euro gjatë vitit të ardhshëm.

Këto të dhëna u bënë publike ditën e hënë, gjatë punimeve të një konference për bujqësinë.

Janë 20 milionë euro që do të financohen drejtpërdrejt nga shteti, ndërsa 93 milionë euro ofrohen nga Bashkimi Europian, përmes skemës IPARD që do të nisë të funksionojë në 2018-n.

Synimi kryesor i këtij financimi, që i shtohet buxhetit prej 10,9 miliardë lekësh të Ministrisë së Bujqësisë, si dhe Fondit prej 300 milionë eurosh të Garancisë Bujqësore, është rritja e aktivitetit prodhues dhe e bizneseve eksportuese.

Janë pesë aktivitetet kryesore që do të mbështeten nga qeveria gjatë vitit të ardhshëm.

Mbështetja e parë do të jetë ajo e prodhimit, përmes subvencionimit të firmave të mëdha, mbjelljeve të reja si dhe në suportin për certifikimin.

Do të mbështeten gjithashtu kontratat kolektive të shitjeve. Një hap i tillë synon rritjen e prodhimit përmes bashkëpunimit midis shumë aktorëve të të njëjtës zonë. Qëllimi përfundimtar është themelimi i fermave private në fshat.

Shtylla e tretë e mbështetjes do të jetë ajo për inovacionin, duke ofruar subvencione për fermat smart, sipërmarrësit e rinj si dhe teknologjinë ujitëse e spërkatëse.

Do të mbështetet gjithashtu agropërpunimi, me linjat paketuese dhe seleksionuese.

E fundit, por jo për nga rëndësia, sipas planit aktual është mbështetja e diversifikimit të ekonomisë rurale, përmes subvencionimit të bujtinave, agroturizmit apo rrjetit të dyqaneve “Halbania”, shkurtim për “ha shqip”.

Ky rrjet i ri dyqanesh do të specializohet vetëm në tregtimin e produkteve “made in Albania”.

Loading...
More in Aktualitet, Ekonomi, Sociale
Papa Françesku flet për përmbytjet në Shqipëri si pasojë e ngrohjes globale

Close