LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Buxheti 2014, pritet dekreti i Nishanit, taksat e reja

Buxheti 2014, pritet dekreti i Nishanit, taksat e reja

Pr/buxheti 2014 dhe paketa fiskale që u miratuan mbrëmjen e djeshme me 82 vota pro dhe 27 kundër do të hyjë në fuqi më 1 janar të 2014.

Pritet që presidenti Bujar Nishani të firmosë dekretin brenda 31 dhjetorit duke i dhënë ligjshmërinë draftit të qeverisë.

Nga 1 janari do të nisë zbatimi i të gjithë taksave të reja.

JA TAKSAT E REJA

Tatimi mbi pagën
Aplikohet taksa progresive dhe hiqet taksa e sheshtë prej 10 % për pagat mbi 30 mijë lekë.

Për pagat deri në 30 mijë lekë në muaj është 0% tatimi. 56 % e të punësuarve nuk do të papaguajë tatimin mbi të ardhurat personale.
– Për pagat 30 – 130 mijë lekë do të paguajnë 13 % tatim, por do të subvencionohen nga shteti në një shumë totale prej 1.5 miliardë lekë. Kjo kategori përbën 41 % e të punësuarve.
-Për pagën mbi 130 mijë kekë. Norma e fitimit mbi të ardhurat personale për këtë kategori është 13 mijë lekë. Kjo përbën 2.8 % e të punësuarve

Nga zbatimi i kësaj mase do të sigurohet mbështeja e shtresave në nevojë dhe e shtresave të mesme të popullsisë si dhe zbatimi i parimit ‘kush fiton më shumë paguan më shumë’. Të gjitha kategoritë e shtresave në nevojë do të marrin subvencion në masën 10 % të TVSH-së, së paguar për produktet bazë të shportës së mallrave në shumën 1.1 miliarë lekë.

Taksa e qarkullimit

-Taksa qarkullimit për naftën dhe benzinën, nga bëhet 17 lekë/litri. Ishte 7 lekë/litri.

Rritja e taksës së qarkullimit pritet të sjellë rritje të çmimit prej 6.6% dhe 6% përkatësisht për benzinën dhe naftën. Efekti vlerësohet 5.6 miliardë lekë shtesë për vitin 2014 për zërin “Taksa kombëtare”.

Taksa e banesave
Hiqet tavani 10% i masës së taksave dhe tarifave të përkohshme që vendos këshilli bashkiak apo komunal. Taksa për ndërtesat e banimit para vitit 1993  do të qëndrojë e pandryshuar.

-Do të jetë 15 lekë/m2 për shtëpitë e para vitit 1993
 30 lekë/m2 për shtëpitë e ndërtuara pas këtij viti
-Dyfishohet taksa e ndërtesës që përdoret për qëllime biznesi dhe qëllime të tjera

Ishte 200 lekë/ m2
Bëhet 400 lekë m2

-Për ndërtesat në pronësi apo në përdorim në territore të miratuara si fshatra turistike
Ishte 200 lekë/ m2
Bëhet 400 lekë/ m2

Akciza
Nga 1 janari rritet akciza për cigaret, produktet e duhanit pijet alkoolike. Ndryshohet struktura e taksimit të birrës.

Akciza e cigares
Akciza shtohet me 10 lekë për paketë në tre vitet pasuese, 2015-2016-2017
Ishte 3500 lekë/ 1000 copë cigare
Ose 70 lekë për paketë
Bëhet 4500 lekë/ 1000 copë cigare
Ose 90 lekë për paketë
5000 lekë/1000 copë në 1 janar 2015
5500 lekë/1000 copë në 1 janar 2016
6000 lekë/1000 copë në 1 janar 2017

Akciza e pijeve alkoolike 
Nga 1 janari  Pije të tjera alkoolike (NK S200)është 50 000 lekë/HL alkool anhidër bëhët 65 000 lekë/HL alkool anhidër.
Llogaritjet sipas përqindjes së alkoolit për Birrat
Nga prodhues vendas e të huaj me sasi më të madhe se 200,000 HL në vit, 310 lekë/HL/gradë alkool.
Nga prodhues vendas e të huaj me sasi më të madhe se 200 000 HL në vit, 710 lekë/HL/gradë alkool.

Akciza e pijeve energjike
Nga 1 janari 2014 pijet energjike nuk do të jenë më pjesë e kategorisë “Pije Freskuese”, por do të konsiderohen si produkte luksi duke u taksuar me akcizë. Akciza do të jetë 50 lekë për liter.

Akciza e grasos 
Propozohet vendosje e akcizës për produktin “graso” në masën 40 lekë/kg

Taksa e biznesit 
-Hiqet taksa 10% për biznesin e vogël.
-Tatimi i thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël dhe norma tatimore bëhet  7.5%
-Vendoset taksë fiksë 25,000 lekë për subjektet, me qarkullim nga 0 deri në 2 milionë lekë në vit.
– Për biznesin e madh ishte10 % tatimi mbi fitimin bëhet 15 %

Taksa e sheshtë do të hiqet. Zbatimi i taksës së sheshtë 10% ishte një trend që pasqyroi orientimin e sistemit fiskal të vendeve të rajonit, të cilat e zbatuan këtë për të tërhequr investimet e huaja dhe për të ulur evzionin fiskal. Të dhënat tregojnë ndryshe për Shqipërinë. Në relacionin e buxhtetit të vitit 2014 theksohet se nga 2.3% e PBB-së që ka qenë kjo taksë mesatarisht gjatë 4 viteve para uljes, në 7 vitet e zbatimit të kësaj norme të ulët, të ardhurat nga kjo taksë janë ulur në 1.4% të PBB-së dhe vetëm për vitin 2013 pritet të jetë 1.1% e PBB-së. Reformat e tatimeve synojnë edhe eleminimin e praktikava të bizneseve, që funksionojnë me dy bilance.

Hiqet TVSH-ja e ilaçeve 
Në 1 prill 2014, TVSH-ja për barnat do të hiqet. Arsyeja kryesore e këtij propozimi është ofrimi i shërbimit shëndetësor dhe barnave me një çmim më të ulët te pacienti.

Loading...
More in Aktualitet, Ekonomi
Rama: Gjetëm 725 mld $ borxh të fshehur, fatura të papaguara

Close