LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Buxheti 2018, një lajm i mirë për mjekët/ Buxheti i vitit të ardhshëm do të mbështesë një rritje të mëtejshme të shpërblimeve për mjekët në të gjithë vendin

Buxheti 2018, një lajm i mirë për mjekët/ Buxheti i vitit të ardhshëm do të mbështesë një rritje të mëtejshme të shpërblimeve për mjekët në të gjithë vendin

Lajmin e bëri të ditur Kryeministri Rama, në një takim në të cilat ai shpalli pikat kryesore në të cilat do të mbështetet buxheti i 2018-s.

Në bazë të strategjisë së shpallur ditën e sotme, do të pësojnë një rritje të ndjeshme bonuset për mjekët do të pranojnë të punojnë larg vendbanimeve të tyre.

Ky vendim paralajmëron një rritje të mëtejshme të pagave për të gjithë punonjësit e shërbimit shëndetësor, që është një zotim i përfshirë edhe në programin qeverisës së katër viteve të ardhshme.

Ndërkohë, me rritjen e financimit të sektorit shëndetësor, nga viti i ardhshëm do të nisë të zbatohet programi për rehabilitimin e të gjithë spitaleve rajonale të vendit.

Gjithashtu, do të mbështetet edhe shpronësimi i ndërtesave të legalizuara në mënyrë të kundraligjshme brenda perimetrave të qëndrave spitalore, si në Fier, Elbasan, etj.

Loading...
Mos e Humbisni
Skandali “CEZ”/ Romeo Kara publikon video provën, bashkëshortja e Kastriot Ismailaj akuzon drejtpërdrejt presidentin: Ilir Meta propozoi marrëveshjen në këmbim të parave… Llalla e arrestoi për llogari të tij! (VIDEO)

Close