LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Buxheti 2018, rriten pagat dhe pensionet

Buxheti 2018, rriten pagat dhe pensionet

Pagat dhe pensionet do të njohin sërish rritje gjatë vitit që vjen, pas rritjes së konsiderueshme që qeveria ndërmori nga 1 marsi i këtij viti.

Në projektbuxhetin e vitit 2018 fondi në total për rritjen e pagave dhe pensioneve llogaritet 2.8 miliard lekë. ndër të cilat 1 miliard për politikat e reja të pagave dhe 1.8 miliard për pensionet.

Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Gelardina Prodani në një prononcim për ATSH-në, tha se niveli i rritjes dhe sektorët prioritarë do të përcaktohen përmes një vendimit të veçantë të Këshillit të Ministrave në përputhje me prioritetet e programit të saj.

Nga 1 marsi i këtij viti qeveria vendosi rritjen mesatarisht me 10 % të pagave për punonjësit e administratës publike, disa institucioneve të pavarura, sistemit arsimor e shëndetësor si dhe atyre në varësi të Prefektit. Fondi për rritjen e pagave dhe pensioneve ishte 100 milionë dollarë që përbënte edhe vlerën më të lartë të fondeve të parashikuara për rritje pagash e pensionesh brenda një buxheti në 25 vite.

“Vendimi është shprehje e drejtpërdrejt e një realiteti të ri, të patjetërsueshëm, në të cilin ka hyrë vendi, si rezultat i reformave të vështira, por të suksesshme të ndërmarra në 4 vitet e shkuara . Si rezultat po ashtu i konsolidimit të rritjes ekonomike dhe e reflektimit të zhvillimit ekonomik”, tha Prodani.

Loading...
Mos e Humbisni
Të shkretët “gazet-ar” që sot nuk ju eci por i’u ngeci…

Close