LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Ekonomi . Buxhetorët, ulet me 1210 numri i nënpunësve në shtet në 2014-n

Buxhetorët, ulet me 1210 numri i nënpunësve në shtet në 2014-n

TIRANË – Administrata shtetërore për vitin 2014 do të ketë 1210 punonjës më pak se në vitin 2013. Sipas ligjit që rregullon shpenzimet publike në vitin 2014, struktura e të punësuarve në shtet do të shënojë në total 86 500 persona.

Tkurrje të punonjësve do të kenë Ministria e Mbrojtjes; Ministria e Drejtësisë; Ministria e Mjedisit; Ministria e Financave dhe Ministria e Brendshme, ndërsa shtesa do të kenë Arsimi, Bujqësia, Këshilli i Ministrave dhe Kuvendi.

Sipas “Open Data Albania” të dhënat janë marrë nga tabelat me parashikime buxhetore të Ministrisë së Financave. Ndërkohë edhe Shërbimi Informativ Shtetëror është ndër institucionet me strukturë të tkurrur kundrejt 2013-s.

Në shkurtimet e stafit për 2014-n mbeten të pa u përfshirë institucioni i Avokati i Prokurimeve.  Shtesë stafi do të kenë Ministria e Arsimit; Ministria e Bujqësisë, Këshilli i Ministrave dhe Kuvendi. Edhe institucione të tjera të pavarura si Inspektorati i Kontrollit të Deklarimit të Pasurive dhe Zyra e Administrimit Gjyqësor, do të kenë më shumë punonjës në organikë për vitin 2014.

Numri i Buxhetorëve është shkurtuar në mënyrë graduale në katër vitet e fundit. Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Drejtësisë do të jenë dy digasteret me shkurtime më të mëdha të stafeve nën vartësi.

Në organikën e Mbrojtjes në vitin 2014 do të paguhen 690 punonjës më pak, ndërsa në atë të Drejtësisë, 570 punonjës do të detyrohen të dalin nga sistemi. Tkurrje do të shënojë edhe sektori i shëndetit publik, pasi në 2014-n janë parashikuar 346 vende pune më pak kundrejt viti pararendës.

Loading...
More in Ekonomi
Banka Botërore: Shqipëria dhe Serbia me çmimin më të lartë të naftës në Ballkan
Close