Home . Aktualitet . Blog . Ça ke me Vlorën, o “kryetar” ?

Ça ke me Vlorën, o “kryetar” ?

Nga Atird Hoxha

I ndoqa dje punimet e Kuvendit të Shqipërisë, me shpresën se ata, të cilët Lulëzim Basha i reklamoi si prurjet më të mira të tij, sot të paktën nuk do të ktheheshin në parodi.

Por kisha shpresuar kot.

Ata ishin bërë lajm kryesor në të gjitha mediat kombëtare, pa përmendur këtu portalet e panumërta online.

Një pyetje e kam për ty “kryetar”: Cfarë ke o vëlla me Vlorën?

Ajo nuk mund të quhet e kurrë e përfaqësuar në këtë mënyrë.

Duhet ta urresh fort qytetim tim, që t’ia bësh këtë.

Sepse, edhe pse ndonjëherë e ashpër, Vlora ka qenë përjetësisht serioze, krenare, fisnike, zëtrashë dhe me autoritet.

Vlora ka qënë përgjithësisht e përfaqësuar me dinjitet në Parlamentin e Shqipërisë, herë më mirë dhe herë pak me mirë, por gjithmonë me ZË dhe FIGURË.

Ndaj nuk mund t’ia bëje kurrë qytetit tonë atë. Nuk ta kishim borxh “kryetar”.

Mos Humbisni:
Komunisti më i vjetër këtu është Sali Berisha

Close