LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Çadra e kurdisur nga lobi grek në Amerikë për vijimin e dominimit të “vorioepirit” në Shqipëri

Çadra e kurdisur nga lobi grek në Amerikë për vijimin e dominimit të “vorioepirit” në Shqipëri

Pas Vettingut Gjermania do të sjell disa fabrika të BMW në Shqipëri. Vettingu pritet të nxisë bum investimesh perëndimore në vendin tonë, Drejtësia e pavarur, dhe një qeverisje pa korrupsion, garantuar nga Vettingu, kombinuar me krahun e lirë të punës në Shqipëri, janë faktorë që do ndryshojnë faqen e vendit shpejt. E thënë ndryshe, BE pritet të aplikojë një lloj “Plani Marshall” në Shqipëri.

Krijimi i PD së në ’90 u bë nga lobi grek i Amerikës. Siç dihet tani, PD fillimisht u themelua në ilegalitet, në  bodrumin e shtëpisë se Gramoz  Pashkos, i kompromentuar më herët nga lobi i mësipërm. PD në ato ditë ishte vetëm një grup ortodoksësh, drejtuar nga Pashko, gjë që s’mund të kishte sukses në një Shqipëri me shumicë myslimane. Për këtë u fut në lojë Sali Berisha, propozuar nga Elez Biberaj përmes lobit grek.

Pra, duhej një mysliman si fasadë, plus nga veriu (për t’u dukur sa më larg grekëve), pavarësisht se gjërat do komandoheshin në fshehtësi nga lobi në fjalë. E njëjta “filozofi” do emëronte më vonë në krye të PD së Bashën vs Olldashit (ortodoks).

Në fakt, edhe Ramiz Alia i parapriu asaj situate atëhere, për të fItuar simpatinë e lobit grek, kur vuri në krye të PP së një ortodoks, Nanon, por pavarësisht kësaj lëvizje, PP (PS) ishte tejet jo popullore në atë kohë, plus lëvizja ishte në drejtimin e “gabuar”.

Vendimi i parë (që në ditën 1) i qeverisë Berisha në ’92, ishte lejimi i Janullatos në krye të Kishës Ortodokse shqiptare, për të nënkuptuar se ai tani ishte vënë zyrtarisht në shërbim të grekëve. Pjesa tjetër e historisë dihet tashmë.

Për 25 vjet lobi famëkeq grek i Amerikës sundon Shqipërinë, dhe e destabilizon sa herë që vendit i hapet dritare zhvillimi, si Vettingu sot. Pikërisht për këtë është ngritur çadra, dhe pikërisht për këtë po sakrifikohet PD, që për lobin grek të Amerikës s’ka kuptim të vijojë, nëse nuk mbron “protektoratin” grek në Shqipëri.

“Protektorati grek” në Shqipëri prej 25 vitësh e përdor vendin tonë si oborr të pasëm të maskarallëqeve të tyre, kryesisht pastrim parashë, trafikim të paligjshëm mariuane, si dhe të tjera burime parashë, siç ishin firmat piramidale të ’97-s, apo trafikimi e asgjësimi i armëve të komunizmit etc. Dhjetra miliarda dollarë pastrohen çdo vit në Shqipëri, nga bankat, bizneset, universitet greke në Tiranë, kurse industria e mariuanës krijon gati 10 miliardë dollarë në vit për kartelën greke që komandon prodhimin e trafikimin e drogës nga Shqipëria për në Greqi e Itali.

Interesat e mësipërme greke, kombinuar me ato të nacionalizmit famëkeq grek (garantuar nga Janullatos), të stabilizuara prej dekadash në Shqipëri, pritet të goditen (fshihen) një herë e përgjithmonë nga Vettingu, dhe në vend të tyre do vërshojnë kompanitë e bizneset perëndimore. Kjo është kontradikta sot, dhe falë Perëndimit, pas 100 vjetësh tashmë, Shqipëria më në fund pritet të fitoj pavarësisinë e vërtetë./Pamfleti.com

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore, Shendeti
REPORTAZHI/ Brenda “Çadrës së lirisë”: Një bilanc për çadrën dhe “truku” i PD-së për të mashtruar përmes ekranit

Close