LAJMI I FUNDIT
Home . Kuriozitete . Shendeti . Çaji, një ilaç natyral për forcimin e kockave

Çaji, një ilaç natyral për forcimin e kockave

Duke iu referuar studimeve më të fundit amerikane, kanë dëshmuar se personat të cilët pinë çaj rregullisht, kanë kocka më të fuqishme krahasuar me ata që nuk pinë çaj fare.

Konsumimi i çajit, ndikon pozitivisht në forcimin e kockave. Duke iu referuar studimeve më të fundit amerikane, kanë dëshmuar se personat të cilët pinë çaj rregullisht, kanë kocka më të fuqishme krahasuar me ata që nuk pinë çaj fare.

Në bazë të këtyre rezultateve përfundimtare është arritur përfundimi se më e rëndësishme është kohëzgjatja e konsumimit, se sa sasia e çajit që ju konsumoni përmes një pije.

Personat të cilët kanë konsumuar çaj për më shumë se 10 vjet, kanë ndjerë efektet pozitive, në krahasim me grupimin që nuk e konsumon.

Kërkuesit citojnë se çaji është i pasur me fito-substanca, por në mesin e tyre, në forcimin e kockave mendohet se efekt kanë flavonoidet dhe fluori.

Loading...
More in Shendeti
Ushqimet që dëmtojnë inteligjencën
Close