Home . Kryesore . Call Center, italianët në Shqipëri: Me 30 mijë lek rrogë, duan të kapin dashnore

Call Center, italianët në Shqipëri: Me 30 mijë lek rrogë, duan të kapin dashnore

Punonjësja e një pikë Call Center në kryeqytet ka denoncuar në policinë e Tiranës ngacmimet seksuale dhe dhunën e vazhdueshme fizike që menaxheri italian ka kryer ndaj saj në mënyrë të vazhdueshme.

20 vjeçarja me inicialet G.L në kallëzimin e deponuar para oficerit të policisë gjyqësore ka rrëfyer se prej të paktën 1 muaj shtetasi italian Alessandro Lemme 32 vjeç me detyrë menaxher i përgjithshëm në pikën Call Center e ka ngacmuar seksualisht.
“Më nxiu jetën, nuk punoja dot në to kushte. Ngacmimet e tij ishin të përhershme”.

Pas refuzimeve të njëpasnjëshmë dhe presioneve të vazhdueshme psikologjike italiani sipas punonjëses e ka dhunuar më pas fizikisht pasi ka dalë nga ambientet e punës.

Blutë e kryeqytetit kanë vlerësuar menjëherë situatën dhe kanë shpallur në kërkim 32 vjeçarin, i cili nuk është paraqitur në vendin e punës që prej së hënës.

Loading...
More in Kryesore, Sociale
Femrat: “Dashuria, koncept i shpikur nga të varfërit”

Close