LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Cani: Objektivi ynë, rikthimi i rritjes ekonomike

Cani: Objektivi ynë, rikthimi i rritjes ekonomike

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, deklaroi se objektivi i qeverisë është rikthimi i rritjes ekonomike. Në konferencën “Përballja e ekonomive: Shqipëri dhe Itali”, të zhvilluar të premten në Tiranë, Cani tha se objektivat e qeverisë janë rikthimi i rritjes ekonomike, rritja e qëndrueshme e ekonomisë nëpërmjet shtimit të kapitalit në ekonomi, rritja e produktivitetit dhe riaktivizimi me eficencë i avantazheve natyrore. 

“Do të lehtësojmë procedurat për biznesin”, tha Cani, duke shtuar se deri tani janë injektuar në ekonomi 1.1 miliardë lekë, në formën e investimeve publike dhe përmes shlyerjes së detyrimeve të prapambetura. 

Borxhi publik, theksoi më tej në fjalën e tij ministri i Financave Cani, llogaritet në nivelin 72.1 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto. “Çështjet që duhet të zgjidhen urgjent janë energjia dhe sigurimet shoqërore”, – tha Cani, ndërsa theksoi se pa u zgjidhur problemi i kompanisë CEZ Shqpërndarje, nuk fillon reforma në energji. 

Ministri Cani po ashtu bëri të ditur se, deri tani janë shlyer 240 milionë dollarë biznesit si detyrime të prapambetura. Sipas tij, deri në fund të vitit synojme të shlyejmë 500 milionë dollarë borxh ndaj biznesit. 

Loading...
More in Aktualitet, Ekonomi
Trafiku i drogës nga FA, SHISH dërgon 3 shkresa “tepër sekret” në Prokurori

Close