LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Çeki-Kosovë: Finalja e parakohshme në “Doosan Arena”

Çeki-Kosovë: Finalja e parakohshme në “Doosan Arena”

Me sy e vesh të gjithë janë nga stadiumi “Doosan Arena” në Plzen, ku sonte (20.45) përballen Republika Çeke dhe Kosova në kuadër të grupit A të kualifikueseve për Kampionatin Evropian te futbollit 2020.

Kombëtarja e Kosovës është e mobilizuar apo siç thuhet në zhargonin sportiv, o jetë o vdekje.

Tekniku i Kosovës, Bernard Challandes, ka mungesa të rëndësishme,Arbër Zenelit që mungon për një kohë të gjatë për shkak dëmtimi, tani edhe sulmuesi kryesor Vedat Muriqi,është dëmtuar javën qe lamë pas.

Çekia ka përparësinë e fushës por Kosova ka zemrën e madhe dhe kërkon me ngulm fitore, që do t’i hap rrugën drejt kualifikimit historik në Kampionatin Evropian 2020.

Në rast se Kosova fiton në Plzen i duhet edhe një pikë në “Fadil Vokrri” ndaj Anglisë, për ta prerë biletën për në Evropian, por në rast se humb atëherë duhet kërkuar mundësinë përmes play-off-it në Ligën e Kombeve.

Gjithçka është e gatshme për sfidën drithëruese, një finale e madhe në Plzen.

Loading...
More in Aktualitet, Sport
Akuzat e medias amerikane “Daily Beast”: PD para lum pa adresë për lobimin kundër të nominuarës për ambasadore të SHBA në Shqipëri

Close