LAJMI I FUNDIT
Home . Kuriozitete . Shendeti . Çfarë duhet të dini për shtatëzaninë pas moshës 35 vjecare?

Çfarë duhet të dini për shtatëzaninë pas moshës 35 vjecare?

Nëse ju jeni 35 vjec dhe shqetësoheni lidhur me rreziqet e shtatëzanisë, ekspertët shprehen se ekzistojnë një sër faktorësh të tjerë që duhet të konsideroni përvec moshës. Duhet të dini se disa rreziqe shëndetësore shtohen me kalimin e moshës, por ajo që është më e rëndësishme është gjendja shëndetësore e femrës para planifikimit të shtatëzanisë dhe gjatë saj.

Nëse një femër është mbipeshë ose ka probleme të tjera shëndetësore të cilat nuk mbahen nën kontroll prej saj-atëher rreziku i një shtatëzanie të komplikuar është i lartë. Gjithashtu një femër e cila vuan nga presioni i lartë i gjakut duhet ti nënshtrohet trajtimit për të balancuar nivelin e presionit të gjakut e më pas të planifikoje shtatëzaninë.

Rreziqet më të mëdhaja për femrat mbi 35 vjec.

Femrat mbi 35 vjec që janë duke planifikuar një shtatëzani duhet fillimisht të njihen me rreziqet e mundshme për këtë grupmoshë:

Problemet e fertilitetit — Me rritjen e moshës së femrës fertiliteti natyral i saj do të bjerë. Ndaj elemendi kryesor që duhet të konsideroni përpara shtatëzanisë është fertiliteti. Cdo femër duhet të konsultohet paraprakisht me mjekun për këtë aspekt.

Priklampsia —
Kjo gjendje shoqërohet me presion të lartë të gjakut dhe proteina në urinë. Në disa raste priklampsia mund të shfaqet edhe në mosha më të reja dhe rrezikon një lindje të parakohshme.

Diabeti i shtatëzanisë – Kjo gjendje largohet me përfundimin e shtatëzanisë, por megjithatë femrat në moshë të madhe janë në një rrezik më të lartë për mbartjen e tij edhe pas përfundimit të shtatëzanisë. Pesha e fituar gjatë shtatëzanisë dhe zakonet e ushqyerjes kanë një imakt të drejtpërdrejt në këtë sëmundje.

Operacioni Cezarian — Me kalimin e moshës së femrës rritet dhe probabiliteti i përzgjedhjes së operacionit si alternativë lindje, për shkak të rrezikut të një lindje normale në atë moshë.

Bebe të vegjël —
Femrat në moshë kanë gjithashtu një rrezik të lartë, atë të lindjes së fëmijëve në peshë të vogël çka mund të shoqërohet edhe me probleme shëndetësore për foshnjen edhe pas lindjes.

Ndjenja e mëmësisë dhe dëshira për të pasur një fëmijë janë dëshira që karakterizojnë cdo femër. Por mbi të gjitha, më i rëndësishëm është shëndeti i nënës dhe siguria e mbarvajtjes së shtatëzanisë, pasi vetëm në këtë formë foshnja do të ketë një zhvillim të shëndetshëm. Dhe përpara se të nxitoheni është mirë që cdo femër të marrë informimin e duhur mjekësor. Për t’ju ardhur në ndihmë të gjitha femrave shtatëzëna ne rekomandojmë klinikën Matrix Medical Centër në Tiranë. Kjo klinikë falë eksperincës shumë vjecare të stafit mjekësor ofron të gjithë përkujdesjen e nevojshme për një shtatëzani të shëndosh si dhe trajton problemet obstetrike-gjinekologjike të femrave duke ofruar edhe trajtimet më moderne të fertilizimit.

Loading...
More in Shendeti
Mëngjesi i duhur për diabetikët

Close