LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Cikalleshi: Reja ka futur frymë pozitive/ Panuçi… Ku është ai tani

Cikalleshi: Reja ka futur frymë pozitive/ Panuçi… Ku është ai tani

Sokol Cikalleshi i pyetur nga gazetarët për gjëndjen e tij fizike dhe për momentet që po kalon ekipi i Kombëtares.

Ai pergjigjet se situata është shumë e mirë, vijmë nga një fitore në Moldavi e përfaqësim i mirë në Turqi.

Janë disa të dëmtuar, por mendoj se jemi një grup i mirë dhe me harmoninë që i ka dhënë tranieri,besoj që jemi në rrugën e mbarë. është një moment pozitiv.

Por nuk duhet të kënaqemi me kaq se rruga është shumë e gjatë dhe do shumë përkushtim për të mbajtur këtë pozitivitet që kemi gjetur.

Në aspektin personal jam shumë i lumtur që kemi një trajner si Reja se nuk e ndjej vetëm unë frymën që është futur dhe harmoninë mes ekipit dhe stafit teknik.

Uroj të ketë vazhdimësi, jemi të gjithë koshientë që kombëtarja në ndeshjet e fundit ka pasur një rritje, duke mos u kënaqur e kërkuar më shumë.

Fatkeqësisht nuk jemi në klimën e kualifikimit, ne e vuajmë ende atë ndeshje me Turqinë, se mund të ishte kthesa për ne.

Trajneri ka sjellë edhe lojtarë të rinj, prurje të reja.

Mendoj se mund të jenë dy ndeshje të mira për të fituar lojtarë të rinj e për të krijuar grupin.

Sa më shumë prurje të ketë, aq më shumë rritet konkurrenca, e në fund fiton kombëtarja.

Debati me Panuçin?

Koha është treguesi më i mirë.

Si Panuçi, se di ku është Panuç… tani ja ku jam unë.

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore, Sport
Alarm i Kuq në Venecia, nga përmbytjet lartësia e ujit 187 cm: Dëmtohen monumentet historikë, 20 ciklone në gadishull, dy viktima! (Video)

Close