LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Blog . Cilët ka kundër Saimir Tahiri? Pse çështja e tij duhet të shkojë deri në fund?!

Cilët ka kundër Saimir Tahiri? Pse çështja e tij duhet të shkojë deri në fund?!

 Nga: Bedri Islami

 Nuk jam as kundërshtar e as mik i tij. Nuk jemi as të njohur dhe nuk e kemi pirë një kafe me njëri tjetrin. Ai është tani objekt, njëkohësisht subjekt, i njërës nga çështjet më të nxehta , jo vetëm të politikës, por edhe të drejtësisë shqiptare, njëri ndër ato rastet më tipike të cilat do të bëjnë të mundur dy tabllo: ose sistemi i drejtësisë, më në fund, ka filluar të marrë mend dhe të bëjë punën e tij, ose ai vazhdon në hullinë e vjetër, duke u vënë në shërbimin e verbër të politikës.

Pra, personalisht, nëse e shoh ngushtësisht, nën atë perceptimin mizor, më hyn apo nuk më hyn gjë në xhep nëse dënohet Tahiri, jam ndër më të largëtit e kësaj ngjarjeje, por, si qytetar i zakonshëm, dua që gjithçka të sqarohet dhe ky është rasti më thellësisht tipik përse duhet të bëhet një gjë e tillë.

Ne kemi një klasë politike që është kthyer me kohë në një oligarki financiare. Njerëzit e politikës e shohin atë si një urë drejt biznesit, më shumë drejt atij të paligjshmit; ata japin me dorën e majtë për të qenë deputetë e kryetarë bashkish, duke menduar, jo pa të drejtë, se ajo që do të marrin me dorën e djathtë do të jetë shumëfish më e madhe se ajo që porsa kanë dhënë.

Tri herë, një kryeprokurore e Republikës, Ina Rama, e zgjedhur nga opozita e tashmë, kur ishte në pushtet natyrisht, megjithëse ajo pas presionit politik e zgjedh edhe kur është në opozitë, dërgoi për gjykim zyrtarë të lartë të shtetit. Të tria herët ajo dështoi, jo sepse nuk kishte të drejtë në përcaktimin e saj (dy nga denoncimet e saj nuk shkuan as një gjyq), por sepse, në të tri rastet, më parë se të fliste drejtësia, vendosi politika. Rasti Meta, i vetmi i gjykuar dhe rastet Mediu dhe Basha, të pagjykuar, janë ndër më tipikët se si mund të mposhtet sistemi i drejtësisë dhe bile të jetë i kënaqur që është bërë palë me politikën. Në të tri rastet, egërsimi i shefit të asaj kohe të qeverisë, Berisha, ka qenë i jashtëzakonshëm, deri në histeri, sidomos kundër prokurorit Shtylla, zonjës Rama, presidentit dhe opozitës.

Rasti Tahiri është krejt tjetër, ndaj do të kisha dashur të shkohet deri në fund.

Përse është diçka krejt tjetër?

Tahiri, si ish ministër, deputet dhe i ish njeri i strukturave të larta të PS, është krejtësisht i vetëm. Me dy avokatët e tij, njëri nga të cilët është i njohur si ish kryeprokuror.  Është ish ministër, sepse nuk bën pjesë askund tashmë në strukturën e shtetit. E larguan edhe aty ku ende nuk kishte filluar punë. Nuk është më as drejtues i PS në Tiranë dhe as pjesë e kupolës së lartë të saj. Si për t’i thënë se sa e parëndësishme kishte qenë puna e tij, e zëvendësuan me dy gra, që mund të jenë shumë të afta, por pa karizmën e atij që kishte drejtuar degën më të madhe të PS-së dhe që shihej deri para pak javësh si njeriu që mund të ishte pasues i Edi Ramës.

Partia e tij është e heshtur ndaj tij.

As në momentet e para, kur u bë i njohur rasti i tij, pak kush, më saktë, askush, nuk iu gjend pranë. Duke e pohuar këtë, vetë Tahiri u ndje i dëshpëruar. Nuk e kishte pritur, mirëpo e mësoi shpejt se miqësia e tij i kishte pasur rrënjët në rërë dhe nuk po mbante.

Shefi i qeverisë është i heshtur ndaj tij.

Thënia e Ramës se lutet që Tahiri të mos ishte zhgënjimi më i madh i jetës së tij, në fakt është fillimi i një procesi diferencues që po thellohet çdo ditë e më shumë. Nga njeriu më i afërt, ai po bëhet gradualisht, njeriu më i largët. Tahiri e mësoi edhe këtë: në politikën e madhe, kur fillon rrëshqitja e këmbës, të parët që të braktisin ose të lënë në vetminë tënde janë ata që të dhanë dorën. Veç të tjerave edhe pse u duket se i ke prerë në besë. Mund të jetë edhe kështu.

Nëse deri tani Tahiri mund të kishte llogaritur se shefi i qeverisë mund të ishte shpatulla ku do të mbështetej, si kishte ndodhur në tri rastet e mëhershme, tani ai e di se nuk ka shpatull tjetër, veç shpatullave të tij.

Tahiri tani, besoj, e ndjen se edhe të afërtit e djeshëm të tij, ose kanë heshtur ose presin rrënimin e tij përfundimtar, jo vetëm si njeri i politikës, çka po ndodh, por edhe si qytetar i zakonshëm. Grupi i të “vjetërve” në PS, të cilët ai i harroi lehtësisht shpejt, ashtu si harroi edhe të vërtetën se këta “të vjetër” e kishin mbajtur dhe ia kishin dhënë të gatshme PS-në “të rinjve”, tani, jo të gjithë, mendojnë se heshtja e mospërfillja është dënimi i tyre. Ashtu si heshtin edhe ata që mendonin se duke qenë një ditë Tahiri në vendin e numrit Dy, e më tej Një, të partisë së tyre nuk do të ndjeheshin rehat me të. Duke i shkelur syrin ndonjë rivali tjetër të tij, brenda tyre. Në politikë ndodh kjo.

Tahiri ka kundër tij opozitën. Kjo është e pritshme. Ka ballë vetes një opozitë që foli para prokurorisë, sepse në fakt, kjo e fundit, deri tani, është aneks i saj. Opozita, si mund të ndodhë me çdo opozitë në botë, edhe po të mos ndodhte çështja Habilaj, do të përpiqej ta gjente atë. Pretenca e tij, më parë se nga strukturat e drejtësisë, do të vijë pikërisht nga opozita.

Rasti i tij është edhe më i dukshëm në raportin me opozitën. Ai ka ballë vetes të dy opozitat, edhe të madhen, PD, edhe të voglën, LSI, e më shumë këtë të fundit. Zërat, që u bënë faktike edhe nga vetë ministri, për përplasjet e tij me shefat e LSI-së, do të shumëfishohen, ndoshta duke i thënë se nuk është e lehtë të përgjosh një kryetar kuvendi dhe familjen e tij dhe se, kur e bën këtë, duhet të llogaritësh edhe pasojat.

Tahiri ka përballë tij një prokurori, krejt ndryshe nga ajo që kishin para vetes tre rastet ministrore të erës Ina Rama. Aso kohe prokurorët e guximshëm u trembën, nuk i bënë ballë presionit, u larguan; ndërsa të përkulurit që më herët u bënë pjesë e farsës gjyqësore; pritnin me ankth se kur do u mbaronte afati procedurial, zvarritnin gjërat e në fund edhe i mbyllën dosjet me gëzimin e njeriut që fërkon duart se i ka shërbyer pushtetit.

Asnjëri nuk protestoi, askush nuk ishte i zoti të ngrinte një çështje, edhe kur ish shefi i qeverisë dilte haptas kundër një urdhëri ekzekutiv për ndalimin e strukturës komanduese të Gardës së Republikës pas 21 janarit; asnjëri nuk kishte guximin të ngrinte një çështje, makar të thërriste djalin e ish shefit të qeverisë për atë që ishte krejt çiltas në Gërdec. Për të mos shkuar më tej.

Tani Tahiri ka ballë tij një prokurori haptas agresive ndaj tij, duke bërë edhe budallallëqe, si ajo e trupës prokuroriane para Komisionit të Verifikimit të Mandatave; ai ka ballas një prokurori që ende pa i marrë detajet e një përgjimi katër vjeçar bën gati dosjen dhe që, më parë se ta dërgojë tek shefi i madh, qoftë edhe konsultim, ia dërgon opozitës, për të bërë ajo shtesat e saj. Ai ka ballë vetes një prokurori që do të trajtojë çështjen e tij me sytë e mbyllur, duke anuar gjithë trupin djathtas, nga gëzimi se do të dënojnë një njeri majtas.

Pra, ndryshe nga sa ka ndodhur, do të jetë një rast ku prokuroria nuk bëhet palë e krimit. Një rast, përmes të cilit nuk do të ketë pazare, më jep, të të jap, nuk do të ketë symbyllje dhe ku rolin e tyre, herë pas here, jo vetëm do e marrin, por edhe do e drejtojnë opozitarët juristë, me gjithë mllefin e tyre.

Tahiri përballë vetes nuk do të ketë një trupë gjykuese, e cila, pasi ka bërë pazaret tinëzisht, do të ulë kapakët e një dosjeje, e cila do të jetë e rëndë, plot me të papritura, hipoteza dhe, ndoshta, trajtesa që nuk i kemi dëgjuar më parë.

Për më tepër, dy strukturat e fundit, prokurori dhe gjykatë , veç e veç e së bashku, tani kanë hallin e vetes. Ata e dinë mirëfilli se janë nën shoshën e asaj që ka ndodhur dhe shumë prej tyre ka ankthin se mos u zbulohet pasuria, mos ndodhë konfiskimi i asaj që kanë vënë. Duke qenë para këtij presioni, por njëkohësisht edhe vëzhgimi të paparë, nga strukturat brenda vendit e sidomos nga ata që e ngritën këtë strukturë të njohur si Veting, gjykatësit nuk do të mund të mbyllin një çështje, e cila, do të jetë nën tehun e të gjithëve.

Për më tepër, ai, Tahiri, ka qenë në “ peshqit e mëdhenj” të qeverisjes Rama 1, ndoshta më i madhi pas shefit të tij. Ka kohë që flitet për këto lloj “peshqish” dhe, edhe vetë ndërkombëtarët, nuk do e lejonin që, nëse gjendet fajtor, të çajë rrjetën, të cilën e ka ngritur për vete, nëse ka ndodhur, ose ia kanë ngritur të tjerët, duke e bërë një kurban lehtësisht të harrueshëm politik.

Ai ka kundër edhe veten e tij, sidomos në disa veprime jashtëzakonisht kalamanësh të llastuar, të cilët, pasi e kanë babain e fortë, mendojnë se “zysha”, kësaj here drejtësia, nuk do ia tërheqë veshin. Veprimet e tij, sidomos çështja e makinës, disa udhëtime, harresa e disa gjërave dhe shtrirja e kanabisit në vitin e fundit të tij si ministër, lehtësia me të cilën ai u bë pjesë e policisë, duke harruar se ata vërtet ishin njerëzit e tij, por mbi të gjitha duhej të ishin njerëzit e mbrojtjes së ligjit dhe të rendit, janë kundër tij. Kundër vetes ai ka edhe pasionin me të cilin mbrojti njerëzit e vendosur nga vetë ai në postet drejtuese të rendit komandues në Policinë e Shtetit, nga të cilët u distancua shpejt e shpejt shefi i qeverisë, dhe, të cilët, si bëjnë të ditur strukturat e specializuara jashtë Shqipërisë, në jo pak raste kanë qenë pjesë e bandave të drogës.

Pra, ai i ka të gjithë dhe të gjitha kundër vetes. Zërat në mbrojtjen e tij po shuhen pak nga pak, deri sa të mos ketë më.

Është ai fajtor? Nëse po, askush nuk do të pikëllohet, veç familjes së tij. Shefi i qeverisë do të ketë zhgënjimin më të madh në jetën e tij politike, por do të mësohet.

Fajësinë e tij duhet ta provojë prokuroria, gjykata dhe të jetë aq e qartë sa që edhe njerëzit të mos e shohin këtë si një luftë politike e ashpër, e cila, si çdo luftë, ka viktimat e saj.

Strukturat e drejtësisë nuk do të mund të kenë një rast tjetër ku  “preja” të jetë kaq e lehtë. Krejtësisht e vetme, në një pyll politik të lënë bosh për të bërë një gjyq.

Jam i bindur se ato, veç e veç e sëbashku, do të bëjnë çfarë është e mundur për të dëshmuar, qoftë edhe të pavërteta dhe shenjat e para i dhanë; jam i bindur se politikës i është dashur një “kokë turku” për të nxjerrë mllefin e saj; e po ashtu, jam i bindur se ky është rasti ku do të mund të ndahet, ndoshta përgjithnjë, prokuroria e vënë nën këmbë nga politika me drejtësinë vërtet të pavarur, të denjë dhe të besuar.

Për këto do të kisha dashur që kjo çështje të shkojë deri në fund.

Nëse ajo do të mbyllet me procedurë, si në rastin Basha, nëse ajo do të heshtet përmes imunitetit si gjetja e Mediut, nëse ndaj saj do të ketë presion politik kryeministror si në rastin Gërdeci apo  Meta, nëse ajo do të fshihet si serverët e qeverisë në natën e 21 janarit, njeriu që do të humbasë më shumë do të jetë Saimir Tahiri. Ai mund të shpallet politikisht i pafajshëm, por faji, edhe nëse nuk ekziston, do e rëndojë gjithë jetën.

Nuk do të gëzohesha për dënimin e tij, por edhe hidhërim nuk do të ndjeja.

Deri atëherë, unë i takoj një grupi njerëzish që besoj tek pafajësia e tij, ashtu si besoj se, nëse duhej dënuar, ai mund të ishte sot i gjykuar për atë që nuk e ka bërë si duhet: punën e tij si Ministër i Rendit.

Për të tjerat koha është e pritjes.

Komento
Loading...

000-017   000-080   000-089   000-104   000-105   000-106   070-461   100-101   100-105  , 100-105  , 101   101-400   102-400   1V0-601   1Y0-201   1Z0-051   1Z0-060   1Z0-061   1Z0-144   1z0-434   1Z0-803   1Z0-804   1z0-808   200-101   200-120   200-125  , 200-125  , 200-310   200-355   210-060   210-065   210-260   220-801   220-802   220-901   220-902   2V0-620   2V0-621   2V0-621D   300-070   300-075   300-101   300-115   300-135   3002   300-206   300-208   300-209   300-320   350-001   350-018   350-029   350-030   350-050   350-060   350-080   352-001   400-051   400-101   400-201   500-260   640-692   640-911   640-916   642-732   642-999   700-501   70-177   70-178   70-243   70-246   70-270   70-346   70-347   70-410   70-411   70-412   70-413   70-417   70-461   70-462   70-463   70-480   70-483   70-486   70-487   70-488   70-532   70-533   70-534   70-980   74-678   810-403   9A0-385   9L0-012   9L0-066   ADM-201   AWS-SYSOPS   C_TFIN52_66   c2010-652   c2010-657   CAP   CAS-002   CCA-500   CISM   CISSP   CRISC   EX200   EX300   HP0-S42   ICBB   ICGB   ITILFND   JK0-022   JN0-102   JN0-360   LX0-103   LX0-104   M70-101   MB2-704   MB2-707   MB5-705   MB6-703   N10-006   NS0-157   NSE4   OG0-091   OG0-093   PEGACPBA71V1   PMP   PR000041   SSCP   SY0-401   VCP550   CAS-002   CISM   200-125  , PMP   000-089   CCA-500   MB2-704   350-080   JN0-360   810-403   70-177   350-001   350-001   PMP   OG0-093   2V0-621D   CCA-500   210-065   352-001   101   102-400   MB2-707   70-178   JN0-102   640-911   ICGB   350-001  

Mos e Humbisni
Lulziu, faqeziu dhe drogaxhiu që paguan taksa…

Close