LAJMI I FUNDIT
Home . Kryesore . Cili është njeriu që transformoi Edi Ramën?

Cili është njeriu që transformoi Edi Ramën?

Brenda një kohe të shkurtër, Edi Rama u shndërrua nga kryebashkiaku me sopatë në dorë që i këndonte këngë qytetit të tij, në një politikan të përmbajtur, që kujdeset për të transmetuar imazhin e një njeriu serioz, në gjendje për të marrë në dorë fatet e vendit të tij.

Zëvendësimi i veshjes ekstravagante dhe deklaratave të bujshme, me një imazh shumë më protokollar dhe të vetpërmbajtur, në fakt e ka një përgjegjës… ai është Endri Fuga.

Drejtori i Komunikimit në Partinë Socialiste, që prej 2007-s tashmë kujdeset që Edi Rama të duket gjithmonë e më shumë si një kryeministër i ardhshëm.

Që në momentin kur Fuga la “MJAFT”-in për t’iu bashkuar stafit të ngushtë të Ramës, ai ka punuar aktivisht për të krijuar një profil ndërkombëtar për shefin e tij. i njohur si njeriu që koordinon strategjitë politike të kryetarit të PS-së, Fuga është në fakt edhe njeriu që mban kontaktet me të gjithë mediat, ato vendase dhe ato të huaja.

Duke kultivuar një imazh të ri, ndërkombëtar të Edi Ramës, duket se qëllimi i këshilltarit “besnik” është të ngrejë një histori të besueshme, pas atij që mund të jetë Kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë.

A do të rezultojë e suksesshme kjo strategji? Këtë do ta mësojmë pas një viti, kur vota jonë do të tregojnë se sa prej nesh janë në gjendje të shohin tek Edi Rama njeriun që mund t’i besojmë në dorë fatet e Shqipërisë.

Komento
Loading...