LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Çimi nxjerr kryeredaktorin të sqaroj shqiptarët pse i gënjeu dhe i t.errorizoi: E bëmë nxitimthi, por fajin e ka Rama

Çimi nxjerr kryeredaktorin të sqaroj shqiptarët pse i gënjeu dhe i t.errorizoi: E bëmë nxitimthi, por fajin e ka Rama

Pas lajmit “Dilni shpejt nga shtëpitë se parashikohet tërmet i fuqishëm”, gazetari Çlirim Peka ka nxjerrë për sqarim një nga drejtuesit e kësaj media të financuar nga Shkëlzen Berisha.

Gazetari Bledian Koka, kryeredaktor i TV Syri, justifikohet duke thënë se lajmin e shkruan nxitimthi dhe se për këtë e ka fajin kryeministri i vendit Edi Rama të cilin e quan të degjeneruar.

Lajmi i publikuar në këtë media shkaktoi një panik të jashtëzakonshëm ku banorët e kryeqytetit pushtuan rrugët e Tiranës duke u larguar nga banesat e tyre.

Koka bën edhe një lidhje me presidentin Ilir Meta:

“O njeri i degjeneruar

Mire qe nuk ben asgje per te qetesuar njerezit qe jane ne ankth po merresh me Syrin a thua se ta ka fajin Syri qe ke lejuar Tiranen te kthehet ne nje geto betoni e sot dilje si i plaku-shejtan e beje shpetimtarin pa lavdi.

O turp i ketij vendi, o i pashpirt qe do te besh politike dhe ne kete nate te trishte, ti nuk e meriton emrin njeri e aq me pak kryeminister.

Ti qe nuk ke lene media pa blere per te shperndare faren e degjeneruar te sundimit tend me te keq se termeti me i fuqishem, si skuth shkruan nga bunkeri yt fjale te qelbura duke u fshehur ne lakuriqesine tende te kermt.

Hesht per hir te Zotit e mos bej gjynahe qe nuk do ti lash kurre.

Ti qe nuk le zar te qeverise tende kur Ilir Meta te tha merr masa, e gjete shpetimin tend sot tek nje titull i shkruar ne ankth nxitimthi gabim nga njerez qe jane te traumatizuar si cdo tjeter i kryeqytetit sonte…

p.s…njerez beni gajret, nuk ka portal qe parashikon oren e termeteve sepse ate e di vec i madhi Zot!

Bashke me termetet lutjuni qe tju largoje sa me pare edhe kryeplakun e Surrelit se demi eshte njesoj…”, shkruan ai.

Loading...
Mos e Humbisni
Dora e shtrirë e Ramës për ish-opozitën e keqkuptuar… nga klani “Opozita e Rrugës”

Close