LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Ekonomi . Çmenden mediat?! Cristiano Ronaldo është bërë baba i dy binjakëve, jo nga Georgina

Çmenden mediat?! Cristiano Ronaldo është bërë baba i dy binjakëve, jo nga Georgina

Çmenden mediat?! Cristiano Ronaldo është bërë baba i dy binjakëve, jo nga Georgina.

Kur është fjala për Cristiano Ronaldon gjithçka mund të ndodhë. Mediat raportojnë se ai është bërë baba i dy fëmijëve të enjten. Eva dhe Mateo, pretendohet të jenë emrat e fëmijëve.

Televizioni portugez “SIC”, raporton se ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, është bërë baba i dy binjakëve, të cilët kanë ardhur në jetë të enjten (8 qershor).

Për një gjë të tillë kanë filluar tashmë të raportojnë gjitha mediat botërore, po ashtu edhe “Daily Mail”, “The Sun” e shumë të tjera, pavarësisht se ende nuk ka asgjë zyrtare.

‘Është sekret që Ronaldo ende nuk ia ka treguar botës’, raporton televizioni portugez.

Ronaldo po ashtu ka një fëmijë, nëna e të cilit mbahet e fshehur. Bëhet fjalë për Ronaldo Junior që ka vetëm gjashtë vjet.

Portugezi është në lidhje me Georgina Rodriguez pothuajse që një vit dhe raportohet se edhe ajo është shtatzënë.

a

 

Loading...
More in Ekonomi, Lifestyle, Sport
Sheshi “Skënderbej” ftohet në Bienalen e Arkitekturës në Çikago 2017

Close