Home . Aktualitet . “Corriere Della Sera” për Tiranën: Qyteti që vrapon të kapi kohën e humbur

“Corriere Della Sera” për Tiranën: Qyteti që vrapon të kapi kohën e humbur

Gazeta më e madhe italiane, “Corriere Della Sera”, në suplementin e saj i ka kushtuar një artikull të gjatë Tiranës, ku evidenton transformimin e saj të shpejtë. Duke e cilësuar si një prej qyteteve më “pop”, artikulli evidenton se “kryeqyteti është pasqyra dhe sinteza e Shqipërisë: vrapon sikur kërkon të fitojë kohën e humbur”.

Një vëmendje të veçantë i kushtohet edhe kryebashkiakut aktual të Tiranës, Erion Veliaj, për të cilin thotë se është e vështirë të ndjekësh nga pas ritmin e tij, pasi është gjithmonë i angazhuar duke u marrë me punët e qytetit.

Plani i ri Rregullues që i hap rrugën zhvillimit të Tiranës, përurimi i autobusit elektrik, mbjellja e pemëve të reja, janë disa prej risive që veçon gazeta italiane, e cila thekson se tashmë kryeqyteti shqiptar është bërë edhe streha e rreth 20 mijë italianëve të cilët kanë gjetur vendin e duhur duke u bërë protagonistë jo vetëm në fushën e restoranteve, por edhe në prodhim, e mbi të gjitha në shëndetësi.

Shkrimi i gazetës italiane “Corriere Della Sera”:

Tirana e shumëngjyrave

Kryeqyteti është pasqyra dhe sinteza e Shqipërisë: vrapon sikur kërkon të fitojë kohën e humbur. Ndërtimet pa leje shemben, përurohen autobusë elektrikë, mbillen miliona pemë, të tjera ndërtime ngrihen. Ashtu si qiellgërvishtësi që synon të mundë në lartësi, kullat e reja të kryeqytetit anglez

“Tirana është pikënisja ku fillon mundësia, aty ku ngjitur janë xhamia edhe kisha. Tirana është më i madhi paradoks”. Duhet një nga këngët e para ‘rap’ të shkruara në Shqipëri nga një grup muzikor lokal, tashmë i shkrirë, West Side Family, për të sintetizuar më së miri një qytet pop. Gjithmonë në rritje, por që ruan thuajse me krenari kontradiktat e tij. Ku – për të cituar një tjetër strofë të këngës “Tirona”, e përdorur kohë më parë në fushatën elektorale nga kryebashkiaku i atëhershëm, Edi Rama, sot kryeministër në detyrë në mandatin e tij të 2-të – “robi blen te Gab-i me Rolex në dorë” dhe “ku krahas kioskave të rrënuara është një superpallat”.

Madje, sot në Tiranë, një kryeqytet mbledh 1/3 e popullsisë të gjithë Shqipërisë, mund të shohësh hipster-a që shëtisin përpara shëmtive të mbetura nga regjimi komunist, studentë (italianë) të Mjekësisë që përhumben midis ndërtesave të larta me emra të mëdhenj dhe pub-e që ta heqin mendjen (edhe nga muzika e lartë); dëgjon boritë e makinave në trafik, njësoj si në Romë, që përzihen me këngën e muhaxhinjve që shpërthen nga minaret dhe këmbanat e kishave katolike e ortodokse.

Përreth gjen instalacione të artit bashkëkohor; ndërtesa abuzive të ndërtuara keq; qoshe të gjelbra dhe ishuj pedonalë; parakalimin lokal të makinave luksoze. “Sepse shqiptarët e përdorin makinën edhe për të bërë 100 metra, të jep status, civilizim se je qytetar, jo fshatar”, thuhet përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, bulevardi kryesor, njëherë e një kohë teatër i megalomanisë së diktatorit Enver Hoxha dhe që sot është skenë si e maratonave dhe e protestave, si e festave, por edhe manifestimeve të homoseksualëve.

Jo shumë kohë më parë, ky qytet kishte ndërtesa gri dhe të dëmtuara, në sintoni të plotë me Berlinin Lindor. Pastaj, erdhi Edi Rama, basketbollist-artist-socialist që bindi studentët e Akademisë së Arteve të Bukura të lyenin fasadat e pallateve me ngjyra të shndritshme, shenja të çuditshme dhe simbolika të vështira për t’u interpretuar. “Njerëzit po vdesin për bukë, nuk kanë punë dhe ky mendon të lyejë fasadat”, shtrembëronte buzët edhe ndokush që mund të kishte votuar për Ramën. Dikur ky qytet kishte ende rrugë të paemërta, pa numra banesash. Kuptohet lehtë që postieri nuk trokiste asnjëherë në derë; për t’u orientuar i duhej të bazohej te intuita dhe drejtimet e dhëna gjatë ditës. “Shko afër pallatit me shigjeta”, të sugjeronin nëse do kishe nevojë për një pikë karburanti.

“Ndiq lumin”, të thoshin nëse duhej të shkoje në kodër për të parë qytetin nga lart, i cili më shumë se lumë dukej si një kanal pa ujë, i mbushur me kioska dhe baraka. Mandej, banorëve të Tiranës – shumë prej tyre vendalinj, shumë të tjerë të ardhur nga fshatrat e Shqipërisë së Mesme dhe të Veriut – iu shpjegua se bota nuk funksionon kështu. Se duhej të ndryshonin mendësi dhe të hapnin dyert, të fillonin të mësonin anglisht dhe të prisnin turistë.

Mision ky që u trashëgua nga kryebashkiaku aktual, Erion Veliaj, ish-ministër i qeverisë “Rama 1”, që sillet pak si babai i familjes, pak si mik, e pak si kontrollor. Kështu, nga një postim në tjetrin në Twitter (sepse këtu rrjetet sociale ecin më shumë se shtypi i shkruar), ai nuk harron të stigmatizojë devijimet e ndonjë bashkëqytetari të tij, si për shembull ai që festoi ditëlindjen e të dashurës me tullumbace dhe kishte varur mbishkrimin: “Edhe 100 ylli im”, në një nga rrugët më të populluara, duke harruar ta hiqte më vonë prej andej dedikimin. “Por, që të jesh YLL prej vërteti, hiqi pas feste zbukurimet, se e imagjinon vetë si do bëhej Tirana me 1 milion ditëlindje” – ia ktheu me ironi në Twitter.

Me thënë të drejtën, kryebashkiakun e Tiranës është e vështirë ta ndjekësh nga pas. Në mëngjes vrapon në qytet ose në kodrat e liqenit. Pas kësaj, pas shpatullave të tij shfaqet ndonjë rikonstruksion a vepër e re. Në drekë shërben ushqimin në mensën e të varfërve, duke puthur dhe përqafuar shumë gjyshe dhe gjyshër. Pasdite i jep vetes mundësinë për një selfie me autobusin e parë elektrik në qytet; më vonë, gjatë pasdites, përuron një park lojërash plot me fëmijë, e mandej celebron ndonjë çift të martuarish në ndërtesën e bashkisë, me në sfond Heroin Kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbeu.

Gjatë mbrëmjes lëviz nëpër qytet, duke mbledhur ankesa dhe dhënë këshilla. Në Tiranë nuk kalon asnjë ditë pa shembur ndërtesa pa leje, të mëdha ose të vogla, garazhe ose vila të mbira ndër vite që e bënin të pamundur në disa rrugë kalimin e ambulancave dhe zjarrfikëseve. Kurse turistët habiten nga mungesa e një stacioni hekurudhor të denjë për të mbajtur një emër të tillë. Punë e pamundur nga këto anë të botës, pasi shinat e trenit nuk ecin asnjëherë në mënyrë paralele.

Tirana me virtytet dhe defektet e saj është sinteza e fytyrës së re të vendit ballkanas. Vrapon dhe zhvillohet me shpejtësi, sikur do të fitojë kohën e humbur. Duke u nisur nga gjysmë shekulli i regjimi komunist, që e burgosi në një flluskë hapësirë-kohë, deri në fillim të viteve 90’. Kurse tani, epoka e re i kushtohet gjelbërimit dhe rrokaqiejve. Sepse kur – dhe nëse – përurohet, me 350 metrat e saj prej qelqi dhe betoni, “Kulla Ikonike” do ta kalojë në lartësi Shard-in e Londrës me 40 metra. Për kënaqësinë e disave dhe skepticizmin e ca të tjerëve, që pyesin se ç’duhet një ndërtesë kaq madhështore në zemër të Tiranës, tashmë e ndërtuar prej vitesh, në kundërshtim me rregullat. Por, “Kulla Ikonike”, që do të ndërtohet nga një kompani nga Dubai, me një kosto prej 235 milionë eurosh, që njëkohësisht do të mirëpresë pranë edhe zyrat e Bashkisë – do të jetë një prej rrokaqiejve të parashikuar në kryeqytet. Pastaj do t’i vijë radha Down Town Albania-s (35 kate, 75 milionë euro kosto), e cila do të ketë në fasadën e saj hartën e kombit, në hotelin e ri “Hotel Tirana International”, (një nga ikonat e kryeqytetit), që do të shtohet nga 15 në 35 kate. Në “Eyes of Tirana” (Sytë e Tiranës), një ndërtesë 26 katëshe, punimet e së cilës do të fillojnë në javët e para të 2018-ës, plus dy pallate të tjera 20-katëshe që do të ngrihen edhe ato në zemër të kryeqytetit.

Të gjitha u miratuan prillin e shkuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT), i njëjti që ka aprovuar “Tirana 2030”, planin rregullues të kryeqyteti shqiptar, zhvilluar nga një bashkëpunim italo-hollandez, që iu besua Stefano Boerit (në bashkëpunim me studiot UNLAB dhe IND), i cili do të rishikojë strukturën e kryeqytetit një shekull më vonë, nga ndërhyrja e një tjetër italiani, Armando Brasinit. Synimi është ndalimi i një rritjes urbane “falë ‘Pyllit Orbital’, ku do të mbillen 2 milionë pemë të reja” dhe futja e konceptit të mobilitetit të përbashkët. Kushedi nëse do t’ia lehtësojë ndopak jetën Google Maps, që për vite ka refuzuar të vendosë fotokamera në këto koordinata, meqenëse ka mungesë të të dhënave topografike.

Në Tiranë nuk është e vështirë të ambientohesh. Në Tiranë është e vështirë të mbërrish, ankohen shqiptarët emigrantë, sepse Alitalia është zhdukur nga Milano (fluturohet vetëm nga Roma). Kështu që, kush jeton në veri të vendit i duhet të marrë një Boeing 737, avionë të vjetër të Blu Express low cost të përfaqësuesit Blue Panorama, e cila ka përfunduar në duart e gjigandit të fluturimeve Uvet. Ose do duhet të fluturojë me Airbus-et e Fly Ernest, kompani me përkatësi italiane, por me zyra në veri të Europës. Kjo sepse në Tiranë, gjërat nuk duhet jenë të thjeshta, por të veçanta. Por, kjo nuk i ka ndaluar italianët – 20 mijë, sipas qeverisjes vendore – që janë bërë protagonistë jo vetëm në fushën e restoranteve, por edhe në prodhim, e mbi të gjitha në shëndetësi.

Komento
Loading...

000-017   000-080   000-089   000-104   000-105   000-106   070-461   100-101   100-105  , 100-105  , 101   101-400   102-400   1V0-601   1Y0-201   1Z0-051   1Z0-060   1Z0-061   1Z0-144   1z0-434   1Z0-803   1Z0-804   1z0-808   200-101   200-120   200-125  , 200-125  , 200-310   200-355   210-060   210-065   210-260   220-801   220-802   220-901   220-902   2V0-620   2V0-621   2V0-621D   300-070   300-075   300-101   300-115   300-135   3002   300-206   300-208   300-209   300-320   350-001   350-018   350-029   350-030   350-050   350-060   350-080   352-001   400-051   400-101   400-201   500-260   640-692   640-911   640-916   642-732   642-999   700-501   70-177   70-178   70-243   70-246   70-270   70-346   70-347   70-410   70-411   70-412   70-413   70-417   70-461   70-462   70-463   70-480   70-483   70-486   70-487   70-488   70-532   70-533   70-534   70-980   74-678   810-403   9A0-385   9L0-012   9L0-066   ADM-201   AWS-SYSOPS   C_TFIN52_66   c2010-652   c2010-657   CAP   CAS-002   CCA-500   CISM   CISSP   CRISC   EX200   EX300   HP0-S42   ICBB   ICGB   ITILFND   JK0-022   JN0-102   JN0-360   LX0-103   LX0-104   M70-101   MB2-704   MB2-707   MB5-705   MB6-703   N10-006   NS0-157   NSE4   OG0-091   OG0-093   PEGACPBA71V1   PMP   PR000041   SSCP   SY0-401   VCP550   CAS-002   CISM   200-125  , PMP   000-089   CCA-500   MB2-704   350-080   JN0-360   810-403   70-177   350-001   350-001   PMP   OG0-093   2V0-621D   CCA-500   210-065   352-001   101   102-400   MB2-707   70-178   JN0-102   640-911   ICGB   350-001  

Mos e Humbisni
Kush është Hutini… dhe spiunët e sigurimit sot politikan?!

Close