LAJMI I FUNDIT
Home . Kryesore . Çudirat e ministres LSI – ste

Çudirat e ministres LSI – ste

Djali i vogël i ministres së Integrimit Klajda Gjosha, bëri të enjten udhëtimin e tij të parë jashtë shtetit. Luisi, i cili është vetëm katër muajsh, nuk ishte në një udhëtim të zakonshëm. Ai u bë pjesë e delegacionit shqiptar që shkoi drejt Brukselit, duke udhëtuar i qetë në prehrin e mamit. Ministrja Gjosha, e cila pas lindjes u rikthye në krye të detyrës në kohë rekord, në intervista të ndryshme është shprehur se koha që kalon me të voglin e saj nuk i mjafton asnjëherë. Por siç e shihni, ajo tashmë e ka gjetur zgjidhjen, duke e marrë Luisin me vete.

Zonja Gjosha buzëqesh e lumtur pranë dritares së avionit me të birin në krahë. Ministrja e Integrimit ishte bashkë me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe të tjerë përfaqësues të politikës shqiptarë për një vizitë në Bruksel, për të diskutuar mbi prioritetet për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Ata u pritën nga Presidenti i Këshillit të Europës, Jean-Claude Juncker.

Loading...
More in Kryesore
“I penduari” Kristi Pine identifikon bashkëpunëtorët
Close