LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Dalin detajet e ngjarjes së rëndë në Kavajë, sherr mes dy burrave për gruan e martuar: Më kërkonte s.eks!

Dalin detajet e ngjarjes së rëndë në Kavajë, sherr mes dy burrave për gruan e martuar: Më kërkonte s.eks!

Zbardhet dosja e Prokurorisë pak orë pas ngjarjes që tronditi Kavajën. Mësohet se v.iktima Dritan Haxholli, 41 vjeç kishte qenë i lidhur me 30-vjeçaren Marsida Qatja, nënë e tre fëmijëve por ishin ndarë.

Sipas dëshmisë së gruas dhënë policisë e prokurorisë ai i kërkonte vazhdimisht marrëdhënie s.eksuale dhe e njëjta gjë ka ndodhur edhe ditën e djeshme.

Marsida Qatja ka takuar dje Bledar Toçin, me detyrë shef i sigurisë në b.urgun e Durrësit duke i treguar për Haxhollin dhe kërkuar ndihmë. Nga ana tjetër 31-vjeçari Toçi i ka thënë se do e zgjidhë ai këtë çështje dhe do të fliste me 41-vjeçarin.

Në mbrëmje Toçi dhe dy miq të tjerë të gruas kanë shkuar në banesën e tij dhe më pas ka ardhur me kallashnikov Haxholli, i cili ka shkatërruar me tytën e a.rmës grilën e dritares së apartamentit që ndodhet në katin e parë të një pallati në lagjen nr.2 të Kavajës.

“Në Kavajë në datën 10.10.2019 ne orën 00.40 në Komisariatin e Policisë është njoftuar për të shtëna me a.rmë zjarri në lagjen nr. 2 të qytetit të Kavajës.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e policisë dhe kanë konstatuar se në banesën e shtetases Marsida Qatja, 30 vjeç, lindur e banuese në lagjen nr .1 Kavajë, e martuar me shtetësi e kombësi shqiptare, me gjendje gjyqësore e pa dënuar është gjetur i v.rarë me armë zjarri shtetasi Dritan Haxholli, 41 vjeç, i divorcuar, me gjendje gjyqësore i dënuar për k.rime kundër personit dhe për lëndë n.arkotike.

Gjithashtu në këtë ngjarje ka mbetur i p.lagosur me a.rme zjarri edhe autor i dyshuar i v.rasjes shtetasi Bledar Toçi, 31 vjeç, lindur e banues në lagjen nr. 2 Kavajë, beqar, me arsim të lartë me detyrë Shef i Sigurisë së Brendshme pranë b.urgut të Durrësit, i cili është dërguar për mjekim pasi ka marrë një plumb në pjesën e qafës dhe ndodhet me masa sigurie në spitalin rajonal Durres ku është jashtë rreziku për jetën.

Nga veprimet hetimore te kryera ka rezultuar se shtetasja Marsida Qatja ka deklaruar se prej kohësh ka pasur marrëdhënie me shtetasin Dritan Haxholli, marrëdhënie e cila sipas deklarimit të saj ka kohë që është ndërprerë por pavarësisht ndërprerjes se marrëdhënies muajin e fundit shtetasi Dritan Haxholli ka shkuar disa herë tek banesa e saj dhe ka insistuar për të kryer marrëdhënie me të.

Shtetasja Marsida Qatja ka refuzuar shtetasin Dritan Haxholli, i cili pas refuzimit e ka shqetësuar përsëri atë dhe duke u ndjerë e shqetësuar nga shtetasi Dritan Haxholli, kjo shtetase këtë shqetësim ia ka bërë të njohur shtetasit Bledar Toci paraditen e datës 09.10.2019, i cili i ka deklaruar asaj se këtë problem do ta zgjidhte ai me Dritanin.

Në mbrëmjen e datës 09.10.2019 shtetasi Bledar Toci ka shkuar në banesën e shtetases dhe ka qëndruar së bashku me të, në prani edhe të dy shtetasve të tjerë miq e fqinj të gruas.

Rreth orës 23 e 30 tek banesa e shtetases Marsida Qatja ka shkuar shtetasi Dritan Haxholli, i cili ka pasur me vete edhe një a.rme zjarri automatik dhe me qytën e a.rmës ka goditur dritaren e kuzhinës së banesës së shtetases Marsida Qatja (banesa në katin e parë të pallatit).

Pas këtij fakti shtetasja Marsida Qatja ka komunikuar me v.iktimën duke i thënë që të vinte brenda për t’u sqaruar dhe në vijim ajo ka hapur derën e banesës së saj dhe në këto momente është futur në derë me a.rmë në dorë dhe ka konstatuar se në banesë ndodhej shtetasi Bledar Toçi.

Shtetasi Dritan Haxholli ka qëlluar me a.rmë në drejtim të tij duke p.lagosur atë ku në këto momente shtetasi Bledar Toci ka nxjerrë një a.rmë zjarri pistoletë që kishte me vete dhe ka shkëmbyer zjarr me shtetasin Dritan Haxholli, i cili ka mbetur i v.dekur”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

Loading...
Mos e Humbisni
Lul, faqja juaj e zezë nuk mund të bëhet e florinjtë me ngjyrën e m-së që hani çdo ditë!

Close