LAJMI I FUNDIT
Home . Lifestyle . Dasëm bamirësie në Britani, Fiona dhe Shrek martohen në realitet

Dasëm bamirësie në Britani, Fiona dhe Shrek martohen në realitet

Një dasëm e maskuar me personazhet e filmave u zyrtarizua në Britaninë e Madhe. Dhëndri dhe nusja kishin zgjedhur personazhet e Fionës dhe të Shkrekut.

Amanda Gibbs ishte e vendosur për ta zbukuruar ditën e saj më të bukur të jetës me ngjyrën e gjelbër. Çifti kishte planifikuar një ceremoni të vogël së bashku me miqtë e tyre, ku edhe këta të fundit ishin veshur si personazhet e filmave, të tillë si Jack Sparrow i ‘Piratëve të Karaibeve’, Mickey Mouse etj.

Amanda dhe Nathan vendosën që të zhvillonin një ceremoni të tillë për të mbledhur para për bamirësi lidhur me Kërkimet për Kancerin.

“15 muajt e fundit kemi humbur shtatë miq për shkak të kancerit dhe kjo na lëndoi shumë. Kemi vendosur të bëjmë diçka për të rritur ndërgjegjësimin ndaj kancerit dhe për të inkurajuar njerëzit të shkojnë për t’u kontrolluar tek mjeku”, tha dhëndri 39-vjeçar.

Pas përpjekjeve të çiftit për të bërë diçka të mirë, ishin vetë ata që u goditën nga një fatkeqësi e tillë. Motra e dhëndrit të dasmës u diagnostikua me kancer gjiri. “Ky është një shok. Ne ishim duke u përpjekur për të ndihmuar të tjerët dhe pastaj na ndodhi ne”, tha Nathan.

Pavarësisht kësaj, motra e tij është akoma edhe më shumë e vendosur për të rritur ndërgjegjësimin ndaj sëmundjes.

Loading...
More in Lifestyle
Nora ‘hot’ për festat

Close