LAJMI I FUNDIT
Home . Qytetari Digjital . I dashur zoti Kriminel Shullazi, Të falenderojë!

I dashur zoti Kriminel Shullazi, Të falenderojë!

Nga Bledi Mane

“Mes tollovisë, të vërtetave, legjendave, anatemimeve, gjobave, trafiqeve, vrasjeve, kërcënimeve, pengmarrjeve ti më në fund bëre diçka fisnike. Ti i nderuar zoti kriminel zgjove kujtesën kolektive në këtë vend të keqarsimuar dhe falë teje doli lakuriq e pa brekë ajo mafia më e poshtër, më e ndyrë, më hileqare dhe më hipokrite.

Shqipëria e famshme me kriminalitetin e saj ka në qarkullim ” mafien e betonizimit”, “mafien e ilaçeve” “mafien mediatike”, “mafien politike”, “mafien e kurvave” dhe ti më në fund u bëre sebep që mileti injorant apo intelektual të njohë edhe më të keqen mafie, “mafien e universiteteve”…

Ti i nderuar kriminel bëre të kthejnë kokën qytetarë, gazetarë, lektorë, profesorë, studentë, prindër, halexhinj e zengjin dhe nesër kur të shkojnë të votojnë ti thërrasin mendjes jo vetëm për paranë publike, jo vetëm për universitetet publike por edhe për të shenjtën, të ardhmen e gjeneratave!

Ndaj i dashur kriminel të falënderoj që si mace e zezë ua preve rrugën në mes zagarëve me grada shkencore e ua zure në grykë kockat e vjedhura dhe lehjet e tyre atë natë të ngrohtë prilli kur Tirana si zakonisht hapej bythësh nëpër Bllok…!”

Loading...
More in Qytetari Digjital
Biseda sekrete: Si e bindi Llalla “Doktorin”, që të ishte pjesë e arrestimit të Shullazit

Close