Home . Aktualitet . Sport . De Biasi me një sy e një vesh nga Shqipëria

De Biasi me një sy e një vesh nga Shqipëria

Ish-trajneri i kombëtares kuqezi Xhani de Biazi gjithnjë e ka një sy e një vesh nga Shqipëria.

Ai ndjek me vëmendje gjithçka ndodh dhe sigurisht që kombëtarja kuqezi zë një vend të veçantë në kohën e tij.

Italiani në një intervistë për portalin “eduasportin.com” flet për gjithçka, që nga vizioni i tij për ekipin që zëvendësuesi i tij Kristian Panuçi do të ndërtojë, sa do të ndryshojë ajo nga Shqipëria e tij, çfarë e çmend nga shqiptarët, si edhe për rritjen e talenteve në vend.

Ai nuk e përjashton mundësinë që të vijë në Elbasan në 2 shtator për të parë kuqezinjtë, por është e sigurt që do të kthehet sa herë të ketë zgjedhje. Sepse tani Shqipëria ka zënë vend në zemrën e tij.

Sa do të ndryshojë kombëtarja shqiptare tani që trajneri është Panuçi?

Besoj se çdo trajner ka idetë e veta dhe kjo është mënyra e duhur për të menaxhuar skuadrën dhe grupin. Kështu që edhe Kristiani do të përpiqet që të sjellë idetë e veta, por edhe do të kërkojë që të marrë edhe atë të mirë që ky grup ka bërë në këto vite.

Kur mendoni se do të shikohen ndryshimet të ekipit tuaj nga ai i Panuçit?

Për të ndryshuar, në futboll duhet kohë për të punuar brenda dhe jashtë fushës. Problemi i vërtetë është që të kërkohet të përmirësohet ekipi në kohën më të vogël të mundshme.

Trajneri i ri ishte në Zvicër për të takuar Taulant Xhakën, me të cilin ju keni pasur mosmarrëveshje, por futbollisti nuk e takoi. Përkundrazi, e la që të priste. A keni një koment në lidhje me këtë?

Nuk kam koment.

Për çfarë lloj futbollisti ka nevojë më shumë kombëtarja shqiptare në këto momente?

Unë mendoj se për momentin, kombëtarja duhet që të qëndrojë një skuadër. Nuk ka nevojë për një futbollist specifik. Nëse do të ishte një yll në fushë, atëherë do të ishte më mirë. Por ajo që duhet të qëndrojë brenda përfaqësueses, është dëshira e të gjithëve për të bërë një skuadër, të ndihmojnë trajnerin e ri, duke filluar nga mosbërja e krahasimeve ose të mendojnë që në fillim veprohej në një tjetër mënyrë.

Secili lojtar duhet të bëjë që të flitet për të dhe të përpiqet që të japë gjithçka, luan apo nuk luan.

A duhet të shqetësohemi që në kampionatin shqiptar nuk ka më talente për kombëtaren? Çfarë mund të bëhet?

Nuk ka pse të shqetësohemi, por duhet që të punohet edhe në klube, duke mëshuar në rritjen e vazhdueshme dhe graduale të të gjithë përbërësve të futbollit të të rinjve.

Shqipëria i ka mundësitë që të rrisë brenda kufijve të vet shumë futbollistë, por është e nevojshme që të ketë “formues” të një niveli të lartë, të mirëpaguar, që mund të ndihmojnë të rinjtë që të bëjnë përpara dhe të maturohen gradualisht.

Kush është futbollisti i huaj që ju do të donit të ishte shqiptar për ta marrë në kombëtare?

Ta thuash në ditët e sotme, nuk ka kuptim.. sot duhet që të pyesni Kristianin 😂

Çfarë do të thotë për ju të keni qenë trajneri i kombëtares shqiptare?

Të kem pasur një përgjegjësi të madhe, por edhe një nder të madh. Për mua ka qenë një sfidë me veten time më përpara, më pas kundër një mentaliteti që na donte gjithmonë humbës…

Ku do t’ju shikojmë në të ardhmen e afërt? Ka pasur shumë zëra në lidhje me këtë…

Kush mund ta thotë? Shpresoj që të gjej një klub ose një kombëtare tjetër që dëshiron të besojë në mënyrën time të të punuarit dhe më jep ndihmën për të realizuar një projekt të mirë.

Kur do të riktheheni këtu në Shqipëri?

Nëse do të jem i lirë, do të jem për ndeshjet kundër Lihtenshtejnit dhe Maqedonisë.

Apo mos ndoshta kur të mbahen sërish zgjedhjet e reja?

Po pse jo? Ruaj gjithnjë një lidhje të fortë me Shqipërinë, do të bëj tifozllëk gjithmonë për kombëtaren tonë, por do të ndjek edhe aktualitetin dhe çështjet e lidhura me politikë në kuptimin më të gjerë të fjalës.

Cili është vesi që ju keni marrë nga shqiptarët?

Nuk besoj se kam marrë vese në këto vite, gjithmonë kam ruajtur mënyrën time të të qenit. I kujdesshëm në zhvillimin e punës sime me sinqeritet dhe impenjim të vazhdueshëm, duke kërkuar edhe mënyrën për të transferuar mendimin tim te personat dhe te futbollistët, me të cilët unë kisha raporte miqësie apo pune.

Çfarë nuk ju pëlqen këtu në Shqipëri?

Një gjë që më ka çmendur gjithmonë është humbja e kohës kot. Unë gjithmonë kam luftuar për ta ndryshuar këtë gjë, që bën pjesë të një farë mentaliteti ku “nga shteti varet gjithçka…”

Komento
Loading...

000-017   000-080   000-089   000-104   000-105   000-106   070-461   100-101   100-105  , 100-105  , 101   101-400   102-400   1V0-601   1Y0-201   1Z0-051   1Z0-060   1Z0-061   1Z0-144   1z0-434   1Z0-803   1Z0-804   1z0-808   200-101   200-120   200-125  , 200-125  , 200-310   200-355   210-060   210-065   210-260   220-801   220-802   220-901   220-902   2V0-620   2V0-621   2V0-621D   300-070   300-075   300-101   300-115   300-135   3002   300-206   300-208   300-209   300-320   350-001   350-018   350-029   350-030   350-050   350-060   350-080   352-001   400-051   400-101   400-201   500-260   640-692   640-911   640-916   642-732   642-999   700-501   70-177   70-178   70-243   70-246   70-270   70-346   70-347   70-410   70-411   70-412   70-413   70-417   70-461   70-462   70-463   70-480   70-483   70-486   70-487   70-488   70-532   70-533   70-534   70-980   74-678   810-403   9A0-385   9L0-012   9L0-066   ADM-201   AWS-SYSOPS   C_TFIN52_66   c2010-652   c2010-657   CAP   CAS-002   CCA-500   CISM   CISSP   CRISC   EX200   EX300   HP0-S42   ICBB   ICGB   ITILFND   JK0-022   JN0-102   JN0-360   LX0-103   LX0-104   M70-101   MB2-704   MB2-707   MB5-705   MB6-703   N10-006   NS0-157   NSE4   OG0-091   OG0-093   PEGACPBA71V1   PMP   PR000041   SSCP   SY0-401   VCP550   CAS-002   CISM   200-125  , PMP   000-089   CCA-500   MB2-704   350-080   JN0-360   810-403   70-177   350-001   350-001   PMP   OG0-093   2V0-621D   CCA-500   210-065   352-001   101   102-400   MB2-707   70-178   JN0-102   640-911   ICGB   350-001  

Mos e Humbisni
Përse e kthyet Hushin në “prush”, kur zjarre kemi boll?!

Close