LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Deklarata e DASH! “Trimi i çartur” Meta sot pas konferencës së jashtëzakonshme për mediat do i tundi “shkopin” dhe Amerikës

Deklarata e DASH! “Trimi i çartur” Meta sot pas konferencës së jashtëzakonshme për mediat do i tundi “shkopin” dhe Amerikës

Presidenti Ilir Meta pritet t’i përgjigjet deklaratës së Departamentit Amerikan të Shtetit mbrëmjen e sotme.

Burime thanë për “BalkanWeb” se pas konferencës së jashtëzakonshme në orën 18:30, Meta do të ketë dhe një reagim për deklaratën e DASH, në të cilën thuhej se SHBA po ndjek me vëmendje zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe deklaratat e Presidentit Meta, dhe se janë të vendosur në qëndrimin për çuarjen përpara të Reformës në Drejtësi.

Ndërkohë, lajmi për konferencën e jashtëzakonshme u njoftua nga zyra e shtypit pranë kreut të Shtetit, sipas së cilës: Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të zhvillojë sot në ora 18:30 një konferencë te jashtezakonshme per shtyp!”

Konferenca e jashtëzakonshme vjen pas takimit që kreu i shtetit zhvilloi sot me Besnik Muçin, të cilit i kërkoi të rishqyrtojë qëndrimin e KPA-së. Ish-kandidati për në Prokurorinë e Posacme, akuzoi Kolegjin e Apelimit se e vetoi në kundërshtim me ligjin, përderisa ai e ka humbur statusin e magjistratit, në momentin kur u betua para presidentit si gjyqtar Kushtetues.

Ndërkohë, kujtojmë se lidhur me situatën e krijuar në procesin e emërive të anëtarëve të gjykatës Kushtetuese, Presidenti Meta zhvilloi takime me krerët e partive opozitare jashtë parlamentit, ish presidentët e Republikës si edhe shoqërinë civile, ndërsa dorëzoi kallëzimin penal për shpërdorim detyre ndaj kreut të KED, Ardian Dvorani.

Gjithashtu kreu i shtetit ka shpeshtuar sëfundi deklaratat e tij për referendum popullor, me e fundit sot, ku përmes një postimi në facebook, pas referendumit të vitit 1998 për Kushtetutën, Meta e cilëson atë të tradhtuar dhe apeloi për një të ri.

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore
Meta nuk guxon të zhytet më thellë në batakun ku është futur: Pranon shkarkimin e Muçit, shpall vakancën për Gjykatën Kushtetuese!

Close