LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Deklarata tronditëse e ish-menaxherit të Shumakerit: Gruaja e Majkëllit ka frikë nga e vërteta

Deklarata tronditëse e ish-menaxherit të Shumakerit: Gruaja e Majkëllit ka frikë nga e vërteta

Shtatë-herë kampioni i botës në Formula 1, Majkëll Shumaker, qëndron në komba që prej vtitit 2013, pas një dëmtimi në tru, por së fundmi është ish-menaxheri i tij, që ka bërë disa deklarata të forta.

77-vjeçari Uilli Ueber, beson se situata nuk është ashtu si duket, pasi u ndalua të shikonte gjendjen e kampionit gjerman.

Duke folur për “Cologne Express”, Ueber shprehet se gruaja e Shumakerit, Korina, është e shqetësuar se “e vërteta” do të dalë në shesh.

“Do doja të dija si është, dhe të shtrëngoja dorën e tij. Por, për fat të keq, kjo m’u ndalua nga Korina.

Ajo me siguri ka frikë se do shoh çfarë po ndodh vërtetë aty, dhe ta bëj të vërtetën publike.

Besoj sinqerisht në rikuperimin e Majkëllit, sepse e di që është luftëtari.

Nëse ka sado pak shanse për të shpëtuar, ai do ia dalë.

Ky nuk mund të jetë fundi.

Lutem për të dhe jam i bindur se do ta shoh sërish” – është shprehur ish-menaxheri i Shumakerit.

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore, Sport
Jepet alarmi: Situatë e vështirë si pasojë e shirave dhe erës

Close