LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Bota . Deklaratat për mbytjen e emigrantëve, Alba Parietti kundër Santanche: Injorante, raciste, naziste

Deklaratat për mbytjen e emigrantëve, Alba Parietti kundër Santanche: Injorante, raciste, naziste

Prezantuesja italiane, Alba Parietti i kundërvihet deputetes së Forca Italia në lidhje me deklaratat e saj raciste, për tragjedinë e emigrantëve në Mesdhe.

Në një intervistë për emisionin radiofonik “La Zanzara” në Radio 24, Parietti distancohet nga deklaratat e Daniela Santanche, e cila këshillonte mbytjen e anijeve me emigrantë për të përballuar situatën e krijuar.

“Me të nuk dua të flas më, nuk dua ta përshëndes më. Bën apologji për tragjedi dhe racizëm”, tha Parietti.

“Nëse ajo do të mbysë anijet le të fillojmë nga anija e saj”-, u shpreh Parietti për Radio24. Më tej ajo shtoi se mund të falte injorantët e shkretë, të cilët publikojnë mesazhe urrejtjeje në Twitter por politikanët nuk mund t’i lejojnë vetes të thonë ç’të duan dhe asnjeri të mos marrë masa.
“Ajo që ka thënë deputetja, nuk mund ta thoshte asnjë figurë publike, atë e thotë vetëm një njeri injorant, racist dhe puro nazist”, theksoi Parietti.

Deputetja Daniela Santanche, që njihet si krahu i djathë i Silvio Berlusconit, ka deklaruar për televizionin SKY TG24, se Italia duhet të fillojë të aplikojë një strategji vetëmbrojtëse. Sipas saj, Italia duhet të fundosë gomonet që në nisje, ashtu siç bëri me shqiptarët. “Më mirë një akt lufte, se sa një luftë e humbur”, u shpreh deputetja italiane në televizion. Deklarata e saj u bë pas tragjedisë së të dielës, ku kanë humbur jetën jo më pak se 950 persona. Deklarata e deputetes italiane ka shokuar mbarë opinionin publik dhe është bërë objekt debatesh të shumta. Deputetja i tërhoqi më pas këto deklarata.

Loading...
More in Bota, Kryesore
Tërmet i fuqishëm godet Tajvanin

Close