LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Kronik . Del e vërteta! Grushti në studio: Besa Shahini, “molla e sherrit” (Video)

Del e vërteta! Grushti në studio: Besa Shahini, “molla e sherrit” (Video)

Sa herë përplasen dy burra gjithmonë kthejuni shprehjes së vjetër “Cherchez la fame”. Kjo do të shoknte edhe për skandalin e fundit që plasi gjatë një debati politikë për zgjedhjet në Prishtinë në studion e gazetarit Leo Kërkuqi në televizionin “T7. “Bashkëshorti i ministres së Arsimit Besa Shahini, Dardan Molliqaj, një nga disidentët e larguar nga Vetëvendosja ka goditur fizikisht dje në mbrëmje ish kolegun e kësaj partie, Haki Abazi.

Të dy kandidatët për deputetë janë përplasur politikisht në emisionin “Pressing” (shih videon poshtë), por lulmi ka ndodhur jashtë syrit të kamerave kur ata kanë kaluar në kapje me duar. I Pari e nisi provokimin bashkëshorti i ministres Besa Shahini, sipas asaj që raporton gazeta Expres, që i përket të njëjtit grup mediatik me TV ku ndodhi incidenti. Duke i shtuar nota personale konfliktit të ndezur që ekziston me Vetëvendosjes dhe PSD që u largua prej saj për të bërë një parti të re ai i tha bashkëbiseduesit të tij Haki Abazi se po e përmend kash shumë sa do ti shfaqet edhe në ëndërr.

“Veç një batutë po e lshoj, qysh ja ka nis Hakia me më përmen shpesh, tutna edhe andërr don me m’pa sonte”, tha Molliqaj, sapo kishte dalë nga studioja dhe po ecte në korridor. E këtu çështja u shndërrua në inat profesional në konflikt familjar, pasi abazi me malinjitet, vendosi ti përmenë gruan ministre Dardanit. Në batutën e tij kishte jo vetëm dashakeqësi por edhe një nëntekst të ulët: “Ty nuk të shoh në andërr kurrë, ty as gruaja jote nuk të sheh në andërr” ia ktheu ai duke përzierr në këtë mesele burrash Besa Shahinin që ishte në punë të saj në Tiranë.

Kaq u desh që bashkëshorti i lënduar i ministres ta kapte ish kolegun e tij për fyti. Kaq e rëndë ka qenë me sa duket kjo ngjarje rreth emrit të “pafajshëm” të Besa Shahinit sa emisioni që duhet të vazhdonte me analistë në studio, u ndërpre pas këtij incidenti. Këtë e ka konfirmuar edhe zyrtari i vetëvendosjes Abazi: “Kam qenë duke dal nga korridori i televizionit dhe Dardani me shoqëruesin e tij erdhën përmbrapa dhe u kacafytëm dhe donin të më godisnin. Ka hyrë Rexhep Hoti dhe më pas ndodhi një situatë e pakëndshme (kapje prej fyti). Më pas më goditi në këmbë. Ishte një situatë jo e mirë”, -ka thënë ai. Ndërsa bashkëshorti i Besa Shahinit që më shumë sesa politikat e partisë së tij ka dashur të mbrojë nderin e së shoqes e ka mohuar gjithçka. “Asgjë nuk ndodhi jashtë studios, përveç një debati me pak tensione që ishte vazhdimësi e debatit publik” mohoi pa shpjeguar se përse edhe gazeta edhe kundërshtari i tij pohuan të njëjtën gjë dhe se përse u ndërpre transmetimi i “pressing”./ Lapsi.al

Loading...
Mos e Humbisni
Të mbrojmë teatrin e minjve që “sfiduan” Kadri Roshin!

Close