LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Sociale . Del lista, ja kategoritë që përfitojnë transport falas në Shqipëri

Del lista, ja kategoritë që përfitojnë transport falas në Shqipëri

Zbardhet udhëzimi për transportit publik të udhëtarëve, sipas të cilit së shpejti do të aplikohen pagesa elektronike.

Udhëzimi i fundit i Këshillit të Ministrave, i botuar në Fletoren Zyrtare përcakton llojet e kartave e biletave elektronike, si edhe biletat në format letër me çmim të printuar. Biletimi i ri do të jetë funksional si në transportin urban, ashtu edhe në atë rrethqytetës, ndërqy-tetës dhe ndërkombëtar. Blerja e një bilete në formatin elektronik do të bëhet e mundur falë kartave Smart/financiare bankare, e cila është një kartë plastike që përdor një sërë teknologjish për t’u lidhur me lexuesin përkatës ose e cila mund të funksionojë pa kontakt me këto pajisje certifikuese e kontrolluese.

Këto karta do të ndahen në dy kategori: të personalizuara me të dhënat e mbajtësit dhe jo të personalizuara (pa fotografi, emër apo të dhënë tjetër personale). Disa kategori qytetarësh do të përfitojnë shërbim falas brenda qytetit. Për përdorimin e këtyre kartave të personalizuara, e drejta duhet rinovuar çdo gjashtë muaj.

Për të ofruar një alternativë tjetër ndaj kartave smart, udhëzimi parashikon edhe përdorimin e biletave elektronike prej letre me shirit magnetik, të cilat do të jenë me 1 deri në 10 përdorime, sipas tarifës së udhëtimit. Sistemi i ri i biletave të transportit publik do të ofrojnë edhe mundësinë të rinovohen apo rimbushen, ndërsa dizajni dhe modelimi për kartat smart dhe biletat elektronike prej letre do të bëhet nga Ministria e Transporteve ose nga njësitë vendore.

Sa i takon përdorimit të biletave elektronike apo biletave në formë letre me çmim të parashtypur, Ministria e Transportit do t’ia lërë në dorë qeverisjes vendore nëse duan t’i aplikojnë brenda jurisduksionit të tyre.
Biletat

Njësitë e qeverisjes vendore përcaktojnë vetë nëse në shërbimin e transportit publik brenda juridiksionit të tyre, do të përdoret formati i biletave me çmim të parashtypur, ose në formatin e biletimit elektronik në përputhje me dispozitat e këtij udhëzimi.
Çmimi

Bileta tatimore me çmim të parashtypur për një udhëtim në transportin qytetës/rrethqytetës /ndërqytetës dhe transportin ndërkombëtar rrugor përmban në krye të saj të shënuar: Republika e Shqipërisë; Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Në mes shënohet lloji i biletës (qytetës/rrethqytetës/ndërqytetës dhe/ose transporti ndërkombëtar rrugor). Më poshtë shënohet çmimi (tarifa) e udhëtimit. Në fund, në cepin e djathtë, shënohet “Kodi i prodhimit” dhe “nr. serial”. Në krahun e majtë vertikalisht shënohen për efekt kontrolli përkatësisht “nr. serial” dhe “Kodi i prodhimit”. Në biletat e transportit rrethqytetës dhe ndërqytetës shënohet edhe tarifa përkatëse. Tarifat e biletave të transportit rrethqytetës të udhëtarëve miratohen me vendim të këshillit të njësisë së vetëqeverisjes vendore.

Sistemet e biletimit elektronik duhet të kënaqin të paktën kërkesat e mëposhtme:

a) Lejimin ose të jenë të predispozuar për përdorimin e biletave të udhëtimit të llojeve të ndryshme, në përputhje me kërkesat dhe standardet e përcaktuara në këtë udhëzim, duke garantuar ndërveprimin e proceseve të emetimit, rinovimin, rimbushjen, vlefshmërinë dhe kontrollin e biletave.
b) Lejimin, nëpërmjet suportit përkatës, rinovimin, rimbushjen, vlefshmërinë dhe kontrollin e biletave të transportit qytetës, rrethqytetës, ndërqytetës, ndërkombëtar edhe për shërbime të integruara, të përdorshme për shërbime të ndryshme lëvizshmërie, duke përfshirë ato automobilistike, hekurudhore, shërbimeve të lëvizshmërisë kolektive etj.;
c) Parashikimin, duke përdorur zgjidhje teknike dhe organizative, në përputhje me nisjen e çdo udhëtimi ose transferimin, detyrimin e vlefshmërisë së biletës përkatëse, edhe në mënyrë automatike, nëpërmjet aparaturave tokësore dhe të vendosura në bordin e autobusit.
d) Lejimin, nëpërmjet pajisjeve portabël të përshtatura/përdorshme për komunikimin të rimbushjes së ardhshme të biletave, nëpërmjet transmetimit të të dhënave, si dhe vlefshmërinë dhe kontrollin e tyre.
e) Lejimin e identifikimit të njëjtë të biletave të ndryshme, me anë të pajisjeve portabël ose me sistemet back-office të ndërmarrjes/shoqërisë së transportit.

Bileta me çmim të reduktuar ose falas:
1.Invalidët e punës
2. Të verbrit
3. Jetimët
4. Invalidët paraplegjik dhe tetraplegjik
5. Studentët

Komento
Loading...

000-017   000-080   000-089   000-104   000-105   000-106   070-461   100-101   100-105  , 100-105  , 101   101-400   102-400   1V0-601   1Y0-201   1Z0-051   1Z0-060   1Z0-061   1Z0-144   1z0-434   1Z0-803   1Z0-804   1z0-808   200-101   200-120   200-125  , 200-125  , 200-310   200-355   210-060   210-065   210-260   220-801   220-802   220-901   220-902   2V0-620   2V0-621   2V0-621D   300-070   300-075   300-101   300-115   300-135   3002   300-206   300-208   300-209   300-320   350-001   350-018   350-029   350-030   350-050   350-060   350-080   352-001   400-051   400-101   400-201   500-260   640-692   640-911   640-916   642-732   642-999   700-501   70-177   70-178   70-243   70-246   70-270   70-346   70-347   70-410   70-411   70-412   70-413   70-417   70-461   70-462   70-463   70-480   70-483   70-486   70-487   70-488   70-532   70-533   70-534   70-980   74-678   810-403   9A0-385   9L0-012   9L0-066   ADM-201   AWS-SYSOPS   C_TFIN52_66   c2010-652   c2010-657   CAP   CAS-002   CCA-500   CISM   CISSP   CRISC   EX200   EX300   HP0-S42   ICBB   ICGB   ITILFND   JK0-022   JN0-102   JN0-360   LX0-103   LX0-104   M70-101   MB2-704   MB2-707   MB5-705   MB6-703   N10-006   NS0-157   NSE4   OG0-091   OG0-093   PEGACPBA71V1   PMP   PR000041   SSCP   SY0-401   VCP550   CAS-002   CISM   200-125  , PMP   000-089   CCA-500   MB2-704   350-080   JN0-360   810-403   70-177   350-001   350-001   PMP   OG0-093   2V0-621D   CCA-500   210-065   352-001   101   102-400   MB2-707   70-178   JN0-102   640-911   ICGB   350-001  

Mos e Humbisni
Murgjit dhe murgeshat e “Manastiri të Prostitutave” na kërkojnë të heshtim!

Close