LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Kronik . Del në gjyq deputeti Astrit Veliaj

Del në gjyq deputeti Astrit Veliaj

Deputeti i Partisë Demokratike Astrit Veliaj, njëherësh pronari i universitetit “UFO”, ka shkatërruar godinat e ish-Drejtorisë së Policisë së Fier, dhe mbi rënojat e tyre ka ndërtuar filialin e universitetit “UFO” në këtë qytet. Objekti 4 katësh me një kullë në mes, të tipit “Shtëpia e Bardhë”, është ndërtuar pa pasur lejën ndërtimore të lëshuar nga Bashkia e Fierit.

Ndërkohë procedura e shembjes së godinave me vlerë 104 milion lekë të vjetra, që kanë qënë pronë e ministrisë së Brendshme dhe tjetërsimi i truallit ka ndodhur gjatë periudhës kur zv/ministër i Brendshëm ka qënë Avenir Peka dhe ministër Flamur Noka. Për shkatërrimin e kësaj prone dhe ndërtimit të paligjshëm të godinës së universitetit deputeti Veliaj, është marrë i pandehur nga Prokuroria e Përgjithshme dhe se dosja kundër tij është dërguar për gjykim në Gjykatën e Lartë.

Loading...
More in Kronik, Kryesore
Tom Doshi: Do bëj parti me Fatos Nanon

Close