LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Sport . Denis Rodman jo vetëm trajneri i basketbollit i Koresë së Veriut

Denis Rodman jo vetëm trajneri i basketbollit i Koresë së Veriut

Që Dennis Rodman ka një simpati të veçantë për vendin më të izoluar të botës kjo nuk përbën më lajm, por që ish basketbollisti i Chicago Bulls të ulej në stolin e Koresë së Veriut, kjo shumë pak njerëzve mund t’u shkonte në mendje. Në një kohë që vendi komunist po pushton faqet e gazetave për ekzekutimin e një prej eksponentëve më të lartë të vendit, Rodman vazhdon të shfaqë një dashuri të pakushtëzuar për këtë vend. Shtatlarti amerikan zbriti në portën e Phenianit ku u prit nga zv/ministri i sportit, Son Kwang Ho. Rodman deklaroi nga Pekini se do të takohej me liderin Kim Jong .Unë për të diskutuar rreth një evenimenti për ditëlindjen e tij në datën 8 Janar dhe tashmë mësohet se ai do të marrë përsipër trajnimin e ekipit kombëtar të basketbollit të meshkujve.

I pyetur për ekzekutimin e zyrtarit Jang Song Thaek, ish basketbollisti shtoi se vizita e tij nuk ka aspak lidhje me këtë çështje. Në vijim ai shtoi se nuk është aspak i shqetësuar për sigurinë e tij edhe pse dy amerikanë u burgosën disa kohë më parë, madje njëri prej tyre u detyrua të qëndronte pas hekurave për rreth dy vjet. 52-vjeçari ka premtuar se do të rikthehet sërish në Korenë e Veriut madje do të marrë me vete edhe disa lojtarë basketbolli nga Shtetet e Bashkuara por ai nuk përmendi emra. Rodman dhe Kim njihen prej kohësh dhe ata e konsiderojnë veten miq me njëri tjetrin pas shumë udhëtimeve të shtatlartit në Korenë e Veriut. Ai mbetet një nga amerikanët më të njohur që janë takuar me liderin e vendit komunist, madje disa muaj më parë u vetëofrua për të negociuar nisjen e bisedimeve mes vendit të tij dhe Phenianit pasi marrëdhëniet diplomatike mes dy shteteve janë ngrirë që prej luftës së viteve 50 kur gadishulli korean u nda në dy shtete.

Loading...
More in Sport
Edhe emri i Igli Tares lakohet në skandalin e trukimeve

Close