LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Deputeti demokrat: Bërtisni për prokurorin e Durrësit, ndërsa për atë që iu nxori kasetat heshtët kur kapërceu vetingun

Deputeti demokrat: Bërtisni për prokurorin e Durrësit, ndërsa për atë që iu nxori kasetat heshtët kur kapërceu vetingun

Deputeti demokrat Myslim Murrizi nga foltorja e Kuvendit akuzoi qeverinë, por edhe opozitën jashtë parlamentit se kanë një marrëveshje të pashpallur për të mbrojtur njëri-tjetrin.

Ai ironizoi prokurorin e K.rimeve të Rënda Besim Hajdarmataj, i cili kaloi një ditë më parë vettingun, duke thënë se ai i ka krahët e ngrohta, ndërsa nga ana tjetër prokurori i Durrësit vihet në qendër të sulmeve.

Sipas Murrizit, qeveria bën propagandë me shifra, ndërsa qytetarët varfërohen akoma më shumë.

“Keni gjithë të drejtën e zotit për të bërë propagandë me shifra dhe me terma abstrakte që qytetarët ndoshta nuk i kuptojnë. Por një gjë e kuptojnë më mirë sesa ne këtu.

Kuptojnë skamjen e fukarallëkun, kuptojnë xhepin e tyre, kuptojnë që marrin më pak para, kuptojnë shtetin arrogant, kuptojnë që miliarda euro jepen në 10-12 duar.

Kuptojnë që keni 20 vjet që vidhini bashkë të gjitha palët me të njëjtit njerëz. Kuptojnë edhe shoun edhe atë që ju paraqitet shqiptarëve si sukses që do na çelen negociatat. Sot dhe nesër do e marrim vesh.

Çfarë kanë thënë për negociatat? Ata që ju për një prokuror shkoni bërtisni në sallë të gjyqit dhe thoni “do ta shohësh kur të vijë tek vetingu” dhe për prokurorin tjetër që kemi 5 vjet që nuk lini gjë pa thënë se ju ka nxjerr kasetat, heshtët kur e kapërceu vetingun në qetësi. Për këtë drejtësi e keni fjalën që do të na qasë Evropa.

Jeni të gufosur sepse keni një marrëveshje, një pazar të pa shpallur publikisht por për ata që ju duhen, për të mbrojtur njëri-tjetrën janë aq të marrë vesh sa ju e dini”, deklaroi Murrizi.

Loading...
More in Aktualitet
Pas 17 vitesh në Amerikë, si është sot jeta e Pirro dhe Pavlina Manit

Close