LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Deputeti i “fortë” i PD, pasi diskuton me gratë për veshjet i “turret” futbollit: Fino e luan mirë kumarin, pse duhet protestuar më 27 janar

Deputeti i “fortë” i PD, pasi diskuton me gratë për veshjet i “turret” futbollit: Fino e luan mirë kumarin, pse duhet protestuar më 27 janar

Deputeti i “forte” i PD dhe njeri nder “delfinet” e Bashes ne grupin parlamentar dhe ne strukturat drejtuese, Ervin Salianji, pasi kia diskutuar ne nje emision per grate veshjet e politikaneve, tashme i ‘turret’ futbollit.

Salianji, ka qenë i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24, Ku ka folur për protestën që do të zhvilloje opozita me 27 janar.

Po ashtu Salianji ka komentuar  dhe zgjedhjet që do të zhvillohen në Federatën e Futbollit, duke permendur kandidatin Bashkim Fino dhe pse i duhet Rames ai.

“Nuk ka mbetur sektor, institucion, para që prodhohet, njeri që promovohet apo qindarkë që qarkullon në ketë vend, ku familja Rama mos të fusë hundët.

Një vend si Shqipëria ku pêrpjekja për tu larguar nga orientalizmi është thuajse sizifike, ka fatkeqesinë ti vijë një njeri qe tenton ta kthejë në zakonet më degraduese e prapanike.

Shfaqet dhe shitet në media si imazh perendimor, ndërsa kontrollon dhe përfiton çdo pasuri që prodhon ky vend; naftën – shokët e vet; energjinë -shokët e miqtë; bankat – familjarët; institucionet – shokët e familjarëve; partinë -familjarët; minierat – familjarët; kullat -familjarët; punësimet -familjarët; bastet dhe kumaret- prapë familjarët; stadiumin -familjarët!!

Meqë si familje kanë kullë me stadium dhe klub futbolli si dëfrim e përfitim,  ju duhet edhe dikush qe i luan mirë “sportin e kumarit” që të kontrollojnë dhe pasionet!

Kryeministri më prapanik që do të shënojë historia e Shqipërisë, kadavra hije e Haxhi Qamilit një shekull më vonë, per te gjitha keto duhet protestuar me 27 janar”, deklaron Salianji./Tema

Komento
Loading...
Mos e Humbisni
Asgjë e re nga fronti i shpifjes!

Close