LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Deputeti thumbon Metën nga Parlamenti: U ngarkua ari me lopatë dhe u arrestua një plak dhe një gomar

Deputeti thumbon Metën nga Parlamenti: U ngarkua ari me lopatë dhe u arrestua një plak dhe një gomar

Teksa në Kuvend po diskutohet ligji i kthyer pas nga presidenti Meta për rezervat materiale të shtetit, për të cilin opozita tha se me ndryshimin e ri kryeministri Edi Rama merr të drejtën e blerjes së arit në Shqipëri, pjesë e debatit është bërë edhe deputeti opozitar Myslim Murrizi.

Gjatë fjalës së tij në seancë, Murrizi tha se dekreti i presidentit Meta e thotë qartë se arin dhe argjendin nuk duhet ta shesë Rama.

Mes të tjerash ai shton se kjo duhet të jetë kompetencë e drejtorit të rezervave të Shtetit, në mënyrë të tillë që sipas tij të këtë edhe përgjegjësi penale. Mes të tjerash ai kujtoi edhe episodin e vjedhjes së arit në Kërrabë.

“Në argumentimin ligjor që i bën Meta këti ligji bëhet fjalë për mallrat e kategorisë A. Kush janë mallrat e kategorisë A? Ato janë prodhimet prej ari, argjendi, platini etj. Ajo që më habit është grupi i ndarë nga lëndët e tjera, por është i ndarë nga elbi, patatja.

Dekreti i presidentit, thotë; Arin, argjendin nuk duhet ta shesë Rama, por qeveria. Nisur nga përgjegjësia penale, përgjegjësia individuale është më e mirë. Duhet t’i lihet drejtorit të Rezervave të Shtetit, që të ketë përgjegjësi për çdo firmë që hedh. Nëse firmos kryeministri, se di kush do e kontrollojë.

Këtu nuk ka ngelur më ar apo argjend për të shitur. Kërkoj një evidencë se çfarë ka ngelur nga ai ari i Kërrabës. Çohet saurreli, ngarkohet ari me lopatë dhe arrestohet një plak me gomar.

Dhe bëjnë këtu sikur u dhimbset ari dhe argjendi. Po të jetë nisur nga synimi i mirë se ari u duhet shqiptarëve, lum si ne. A do t’i shesë kryeministri, apo ata që e vjedhin me saurrel?”, tha Murrizi.

Loading...
Mos e Humbisni
Të mbrojmë teatrin e minjve që “sfiduan” Kadri Roshin!

Close