LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Deputeti Valteri: Në emër të hajdutërisë në miniera u përkrahën b.andat, duke i veshur me kostumin e zotërisë

Deputeti Valteri: Në emër të hajdutërisë në miniera u përkrahën b.andat, duke i veshur me kostumin e zotërisë

Deputeti i opozitës parlamentare, Halit Valteri, ka mbajtur një fjalim në Kuvend për skllavërimin që u bë në emër të mineralit më të lakmuar këto 3 dekada prej hajdutëve që veshën kostum politik, që në emër të hajdutërisë përkrahën bandat duke i veshur ata me kostumin e zotërisë.

Sipas Valterit, pushtetarë të korruptuar janë pasuruar në mënyrë të pandershme duke varfëruar mijëra banorë të Matit, Kukësit, Hasit, Bulqizës, etj.

Fjala e plotë në parlament

Për fatkeqësinë tuaj, është për të ardhur keq, që edhe sot detyrohemi herë pas here në këtë parlament të lëshojmë këmbana alarmi për gjithë skllavërimin që iu bë mineralit më të lakmuar këto 3 dekada prej hajdutëve që veshën kostum politik, që në emër të hajdutërisë përkrahën bandat duke i veshur ata me kostumin e zotërisë.

Madje disa prej tyre janë treguar më katolik se Papa, thjesht duke hedhur një veladon mbi supe, kanë folur nga ky parlament në emër të shtresës më të përçudnuar të shoqërisë, për të cilët iu dhimbet xhani e rrinë pa gjumë gjithë natën. Ndërkohë në QKB galeritë mbajnë emrat e tyre ose të afërmve të tyre.

Fëmijë të shfrytëzuar barbarisht dhe të deformuar fizikisht prej kovave që mbajnë mbi supe e krahë. Prindër të harruar e syrgjynosur, që shkojnë të punojnë çdo ditë me “kokën në thes”, që nuk e dinë nëse do kthehen sërish në shtëpi, për të shuar urinë e familjarëve të tyre me qindarkat e siguruara nga punë e ndershme.

Njerëz të harruar, as të gjallë e as të vdekur, që punojnë për të kënaqur epshet e pushtetarëve dhe agallarëve. Ju turrën kromit pushtetarë e agallarë të bërë rishtaz, me qëllimin e vetëm: Kush e kush të vjedh më parë!

Qindra të vrarë e plagosur, nuk kanë mjaftuar për të kursyer mjerimin dhe fatkeqësinë e banorëve të tjerë vendas, sepse ju heshtni çdo ditë, por një ditë tjetër për ata do të thotë shumë: skllavëri apo liri.

Apatia dhe papërgjegjshmëria e treguar nga e gjithë klasa politike, që mbretëroi dhe shkatërroi një shoqëri të tërë, janë sot përfituesit e heshtur dhe të pangopur të minerareve në Shqipëri.

Duke shpresuar se as në atë botë nuk do gjeni qetësi, për të gjithë krimet që keni bërë ndaj banorëve të zonës së Matit, Kukësit, Hasit, Bulqizës, me besimin në Zot, shumë shpejt edhe për këta banorë do të bëhet drejtësi nën emrin: Ligji i barabartë për të gjithë, edhe për agallarin, edhe për pushtetarin edhe për langarin!

E nderuar Znj. Ministre, sot ka ardhur për miratim një projekt për disa ndryshime në ligjin “Për sektorin Minerar në Republikën e Shqipërisë, kur ndërkohë ky ligj nuk zbatohet aspak prej jush.

E për ta bërë më konkrete shqetësimin, po ju marrë një shembull konkret. Një shoqëri, konkretisht shoqëria “VUTHAJ” shpk, është shpallur fituese e një procedure për një zonë minerare. Procedura e organizuar nga Ministria që ju drejtoni dhe shpallja e fituesit e kryer po nga ana e Ministrisë në vitin 2016.

Subjekti ndërkohë në respekt të ligjit “Për sektorin Minerar në Republikën e Shqipërisë”, vijoi me procedurat për tu pajisur me lejen e shfytëzimit brenda afateve ligjore pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit, por dhe për lejen mjedisore.

Rezulton se në datën 29.05.2018, Këshilli Teknik i AKBN-së, ka vendosur se subjekti në fjalë i plotëson kushtet për tu pajisur me leje shfrytëzimi si dhe gjithashtu rezulton të jet pajisur dhe me leje mjedisore brenda afateve ligjore.

Konkretisht ligji dhe VKM nr. 942 datë 17.11.2011 “Për miratimin e procedurave dhe dokumentacionit për marrjen e lejeve minerare në zonat e hapura”, parashikon qartë dhe paekuivoke, se kushtet për tu pajisur me leje shfrytëzimi janë 2:1. Vendimi pozitiv i Këshillit Teknik të AKBN-së dhe 2 Leje Mjedisore. Të dy këto kushte rezultojnë se janë plotësuar, por edhe sot, statusi i aplikimit të kësaj leje pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit vijon të jet në proces, praktikisht 1 vit e 5 muaj që nuk ka asnjë përgjigje.

Tani e nderuar zonja Ministre, pse nuk i ktheni përgjigje subjektit? Si ka mundësi që nuk vijohet me miratimin e aplikimit, kur ndërkohë janë plotësuar të gjitha kushtet? Përse nuk ka një vendimarrje nga ana Juaj për këtë çështje?
Është çështje Burokracie apo duhet që ky subjekt të mbushë “TORBAT” që ju të reapektoni ligjin.

Akoma edhe sot që flasim, në faqen zyrtare të QKB-së, statusi i kësaj leje vijon të jet në proces, pasi kjo e fundit mbetet në pritje të vendimit tuaj.

E gjithë sjellja juaj dhe institucionit tuaj, tregon qartë që pavarësisht përcaktimeve të ligjit, ai nuk zbatohet, ose akoma më keq, përdoret për interesa të kundraligjshme.

Largqoftë një ditë do dalin dokumenta fakte dhe prova që sdo ju pëlqejne dhe do jua prishin gjumin e natë.

Loading...
Mos e Humbisni
Lul, faqja juaj e zezë nuk mund të bëhet e florinjtë me ngjyrën e m-së që hani çdo ditë!

Close