LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . “Deradikalizimi”, shkollat shqiptare ndjekin modelin gjerman të ndërgjegjësimit

“Deradikalizimi”, shkollat shqiptare ndjekin modelin gjerman të ndërgjegjësimit

Nga janari 2018, në të gjithë shkollat e vendit, hap pas hapi fëmijëve shqiptarë do t’i mësohet në disa orë të përfshira në program se si të identifikojnë dhe si të mos bien pre e ekstremizmit të dhunshëm fetar.

I gjithë programi i trajnimeve për mësuesit do të kulmojë në datën 12 janar, kur do të përfundojë trajnimi i mbi 22 mijë mësuesve të shpërndarë në 2 123 shkolla në të gjithë vendin.

Ky është një program që për herë të parë ka nisur të aplikohet dy vjet më parë në Gjermani, por në vijim është zgjeruar edhe në një numë vendesh të tjera europiane, përfshi Britaninë e Madhe apo Francën, si dhe më gjerë, Australi, etj.

Nga 2016-ta, në Gjermani nisi zbatimi i një platforme të quajtur “Dialogu Esktrem”, e cila është një platformë e ideuar nga një grup ekspertësh, me qëllim kufizimin e indoktrinimit ideologjik.

Përveç ndërgjegjësimit bazë, projekti gjerman është i bazuar edhe në tregimin e historive, në zhvillimin e inteligjencës emocionale, përvojave të jetës reale, besimin, etj.

Në mënyrë të ngjashme, edhe nxënësit shqiptar do t’u nënshtrohen një procesi që do të synojë të rrisë tek ata ndërgjegjësimin, por edhe të zhvillojë këto instikte që pamundësojnë joshjen e të rinjve nga ana e elementëve ekstremistë.

Një program i tillë synon të mbështesë rezultatet e suksesshme të autoriteteve shqiptare në luftën kundër terrorizmit dhe përhapjes së ideologjive ekstremiste.

Pavarësisht disa kërcënimeve të ardhura gjatë 2-3 viteve të fundit nga rekrutë shqiptarë të organizatave terroriste si ISIS, falë punës së mirë të agjensive të inteligjencës dhe atyre ligjzbatuese, asnjë sulm nuk ka ndodhur në territorin e vendit tonë.

Ndërkohë, nëse deri në vitin 2015, 140 shqiptarë nga të cilët 72 shqiptarë nga Shqipëria u ishin bashkuar organizatave terroriste, në dy vitet e fundit nuk ka të dhënë për asnjë shtetas të ri që të ketë udhëtuar për të luftuar në Siri apo në vende të tjera në emër të ideologjive ekstremiste.

Komento
Loading...
Mos e Humbisni
Asgjë e re nga fronti i shpifjes!

Close