Home . Aktualitet . Deregulimi, ja si përfitojnë të sëmurët dhe shtresat në nevojë

Deregulimi, ja si përfitojnë të sëmurët dhe shtresat në nevojë

Reforma e deregulimit është vendosur në krye të axhendës së këtij mandati të dytë të qeverisë Rama.

Nga kjo reformë që vendos theksin tek reduktimi i vazhdueshëm i burokracisë, duke eliminuar shumë kohë të humbur dhe kosto financiare për qytetarët, përfitues kryesorë do të jenë të sëmurët dhe familjet me ndihmë ekonomike.

Në bazë të ndryshimeve të realizuara, përfitimi i ndihmës ekonomike tashmë bëhet me vetëm dy dokumente të vetme, nga dhjetë që duhet të paraqiteshin deri përpara pak javësh.

Për pjesën tjetër, sistemi i ngritur automatikisht nga shteti do të bëjë verifikimet përkatëse pa pasur nevojën e paraqitjes së dokumentave të panevojshëm.

Ndërkohë, personat me paaftësi të pjesshme apo të plotë fizike, nuk do të kenë më nevojë të presin në radhë për t’u paraqitur përpara një komisionit në Komisionin Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP).

I gjithë aplikimi do të bëhet online dhe pensioni i indivaliditetit do të përfitohet pas verifikimit që komisioni do të bëje pa qenë nevoja e paraqitjes fizike.

Në mënyrë të ngjashme do të veprohet edhe për procedurën e rimbursimit të kostove të shpenzimeve mjekësore, siç bëhet në rastin e hemodializës.

Edhe në këtë rast, aplikimi dhe aprovimi do të realizohet i gjithi online.

Ndërkohë, automatizimi i shumë shërbimeve të tjera në mjekësi do të kthejë me mijëra orë pune, gjatë të cilave mjekët merreshin me burokraci, në shërbim të pacientëve.

Komento
Loading...
Mos e Humbisni
“Nona” e dollarit proteston për magazinierin e barit!

Close