LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Dëshmia tronditëse, drejtori i burgut dha urdhër që Ilia Kareli duhet të vdesë

Dëshmia tronditëse, drejtori i burgut dha urdhër që Ilia Kareli duhet të vdesë

“Drejtori i burgut të Nigritas dha urdhër që Ilia Kareli duhet të vdesë”. Kjo është dëshmia e fortë e ardhur nga Fisnik Hasi, i burgosuri i këtij burgu, i cili prej vitesh njihte Karelin. Në një intervistë ekskluzive telefonike nga burgu i Nigritas, Hasi rrëfen se vetë drejtori kishte dhënë urdhër për vdekjen e tij. Ndërkaq, sipas ekspertizës paraprake në Greqi rezulton se “nuk kishte konsumuar alkool dhe drogë para vdekjes”, ndërsa vdekja la ardhur si pasojë e dhunimit me elektroshok. Lidhur me ngjarjen ka reaguar sot edhe ministria shqiptare e Drejtësisë duke kërkuar rë zbardhet ngjarja.

Ndërkaq i burgosuri shqiptar në burgun grek rrefen momentet e takimit me Ilia Karelin.

“Ka dhënë urdhër drejtori i burgut që ky njeri duhet të vdesë. Ka dhënë urdhër drejtori dhe i kanë futur thikën”, rrëfen i burgosuri.

I burgosuri Hasi thotë se në momentin e parë kur Kareli mbërriti në këtë burg, kishte të nxira në sy. Ai kishte vetëm disa pika gjaku dhe më pas u fut në dhomën pa kamera.

“Kareli Ilia, nga Malandrino, ka kaluar në 3 vende dhe kur ka ardhur në Seres ka ardhur në rregull. Në moment që është futur në dhomën që nuk ka kamera atje ku është futur ai. Kur kam ardhur unë me transferim të premten, kam gjetur disa pika gjaku të freskëta edhe është futur në dhomën ku s’ka kamera. Kamerat janë hequr dhe janë marrë armë të ftohta nga thika deri në hekura dhe atje kanë hyrë 10 gardianë dhe drejtori i burgut”, vijon më tej ai.

Hasi, njëri prej protagonistëve të arratisurve nga burgu i Trikalasë, rrëfen se janë shumë shqiptarë që vuajnë nga keqtrajtimet e gardianëve grekë në burgjet e Greqisë. Ai shkon dhe më tej kur shton se ata janë racistë dhe përveç ofendimeve dhe i keqtrajtojnë e i tallin.

“Iu thashë ‘po ju e morët hakun’. E kanë ofenduar, e kanë sharë nga familja. Ndaj shqiptarëve janë shumë racistë, kanë shumë urrejtje, ngaqë jemi burra, nuk jemi spiunë. Na ka rënë halli, nga halli jemi këtu brenda”, rrëfen i burgosuri.

Për Ilia Karelin ai pohon se policët e burgjeve i kishin fikur kamerat në momentin që ishte vrarë 42-vjeçari, ndërsa kishte dëgjuar një prej gardianëve të thoshte se ai e kishte vrarë Karelin.

Loading...
More in Aktualitet, Kronik, Kryesore
Grupi separatist kërkoi armë nga Shqipëria për aneksimin e Venetos, në pranga një ish-deputet

Close