LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Kronike . DËSHMIA/ Zbardhen motivet e vrasjes në Devoll: Viktima dhe unë do çonim drogën, por pazari…

DËSHMIA/ Zbardhen motivet e vrasjes në Devoll: Viktima dhe unë do çonim drogën, por pazari…

Janë zbardhur motivet e vrasjes së ndodhur në Devoll mbrëmjen e së shtunës. Gjatë dëshmive dhe deklarimeve të ndryshme që u bënë përpara oficerëve të policisë gjyqësore, u arrit të zbulohen arsyet e vërteta që sollën përplasjen.

Dëshmia e 39­ vjeçarit nga Maliqi që mbeti i plagosur në konfrontimin fizik mes personave të mbrëmjes të së shtunës, ka deklaruar jo vetëm emrin e agresorit i cili i sulmoi por edhe motivet e përleshjes fizike dhe përdorimin e armës.

Dëshmia

Gjatë dëshmisë 39 vjeçari së bashku me viktimën kishin rënë dakord për t’i dorëzuar autorit të krimit David Myrte një sasi lënde narkotike e llojit kanabis të cilën më pas ky i fundit do e transportonte ilegalisht drejt Greqisë.

Si ndërmjetës në këtë pazar kishte shërbyer Mendar Burnazi i cili i kishte shoqëruar viktimën dhe të plagosurin në vendin ku ishte lënë takimin.

Prishja e pazareve të drogës ka shkaktuar konfliktin fizik midis tyre. Nga rrethanat e ngjarjes provohet se autori i krimit i cili akuzohet për vrasje me paramendim të ketë përgatitur dhe realizuar gjithçka duke pasur si qëllim të fusë në kurth dy shokët dhe t’iu merrte ngarkesën e drogës.

Nga ana tjetër 42 vjeçari Burnazi i cili nuk u lëndua nga përplasja fizike i ka fshehur policisë të vërtetën duke dhënë dëshmi të rremë duke pohuar se kishte rëne pre e grabitësve.

Pikërisht kanë qenë dëshmitë kontradiktore të personave të përfshirë në ngjarje ato që kanë orientuar policinë drejt zbardhjes dhe arrestimin e autorëve.

Dëshmia e raportuar nga Shqptarja.com, tregon momentet që ka përjetuar 39 vjeçari nga Maliqi gjatë mbrëmjes së të shtunës.

Mos humbisni:
Rama: Me apo pa Saliun e Bashën, do të hymë në zgjedhjet e 18 qershorit

Close