LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Deti që “mbyti” Bashën dhe lehësit me pagesë!

Deti që “mbyti” Bashën dhe lehësit me pagesë!

Nga Anri Bala

Është kthyer në modë, që në çdo cep mediatik, ku ka pak vend bosh për të shkruar apo argumentuar, gjen “lehës” me pagesë, por që në vend që të hanë bukë, pjesën më të madhe të kohës e harxhojnë duke ngrënë m*t. Nuk mund të rri pa ua thënë, se ndjej keqardhje për ta, por prapë se prapë, i’u jap të drejtë në zgjidhjen e tyre. Gjithsecili ka të drejtë ta zgjedh vetë “ushqimin” e tij dhe nuk na lind ne e drejta që ta ndalojmë e as t’i ofrojmë tjetër “tas”, deri në momentin kur ngrënësi i … tenton që ushqimin e tij t’ua shes për “bukë lepurushi” qytetarëve, e ta kthejë në biznes profesioni.

Nuk kishte shfaqje më të shëmtuar dhe për të ardhur keq, se sa ajo kur “lehësit”, kacafyteshin me njëri tjetrin për një copë kockë. Shfaqjet e tyre me të gjitha rolet: Herë interpretonin qengjin, për të mikluar atë që i’u kishte ofruar shtesë racioni, e herë shndërroheshin në ulkonja, për të ruajtur kockën që kanë marrë, herë u lëpiheshin e jargaviteshin pagatorëve duke u premtuar besnikëri deri në vdekje, e herë u puthnin dorën agallarëve, pronarëve, gomarëve dhe pushtetarëve… por kurrë nuk ndryshuan duke mbetur ashtu siç janë: Të poshtër deri në palcë ndaj qytetarëve.

Jam vërtet i çuditur këto kohë, kur shikoj, se “lehësat” janë zhdukur nga qarkullimi. Jo për ndonjë gjë, por ishim mësuar, siç mësohet i zoti i shtëpisë me lehjet e qenit, të lidhur pas gardhit të oborrit. Nëse qeni nuk leh, duhet të trembet pronari, sepse ose e ka ngrënë ujku, ose qeni ka bërë të pamundurën: Ka këputur zinxhirin, porsa ka ndjerë erën e ujkut për të vrapuar se ndoshta shpëton.

Ndaj thashë… jam vërtet i çuditur, se çfarë ka ndodhur me “lehësat”?! Nuk ka mbetur asnjë në “pazarin” mediatik, të hidhet për të mbrojtur pronarin! “Lehësat” kanë braktisur të gjithë të zotët e tyre, sepse po vjen “ujku drejtësi”, e nuk besojmë se do zmbrapset lehtë, me sulme frontale pa front dhe kafshime dhëmbrënësh.

Konellapsit sikur janë zhdukur nga qarkullimi, apo është iluzioni im optik i perceptimit për llojin e tyre?! Në fakt ata lehin mbyturazi për krimin, kriminelë, për hashashin, dhe hashashxhinjtë, ashtu siç e mendojnë ata, që e duan këtë vend në kaos, sikurse e lanë miqtë e tyre, me shpërthimet e tritolit dhe vrasje gjyqtarësh dhe deputetësh, me shtetin brenda shtetit, ku edhe policia donte vizë në ambasadën e Lazaratit të shtetit Kolumbia.al!

Me thënë të drejtën, këto “fshatarë sqimtarë”, që të turpërojnë kur bëjnë politik për fatet e vendit dhe të qytetarëve, bezdisen shumë sa herë vjen era e cigares së djegur të hashashit në oborrin e vilave të tyre prej fqinjëve europianë. Sikletin e tyre, pasi e qajnë vet “me lot dhe piskam”, i’a u besojnë lehësave, ta rrisin e ta qendisin, ta zbukurojnë e ta shesin, “pëgërjen” që kanë bërë “grenzat” për mjalt blete.

Kështu është kur ngatërron erën e gjakut me atë të…! Ata as që duan t’ia dinë fare, as për hashashin e as për kallashin, as për Shqipërinë dhe as pë rininë, madje bëjnë kot sikur duan të  kafshojnë. Ata lehin që të justifikojnë “racionin”, i cili u dhurohet çdo ditë duke punuar dhe puna e qenit dihet është lehja.

Kësaj here konellapsit kanë ngrënë kocka të vogla e të buta, tamam si ato që gjenden në kofshë të pulës, të cilat u kanë mbetur keq në fyt, pasi nuk duhej kurrsesi t’i hanin, e po rrezikojnë të mbyten… bashkë me tutorët. Edhe ju tani?! Për mua mos i merrni hiç seriozisht, por në këtë katandisje, duhet të qeshim apo duhet të qajmë?!

Duhet të qeshim, sepse më në fund, lehësit me pagesë janë dorëzuar të mbrojnë atë që nuk mbrohet. Dorëzimi për mua është heshtja e qenit. Sa lehën dikur! Kurse tani, na paskan harruar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për këtë krim shtetëror, ku një handikapat politik i “baçes së preshit”, merr guximin dhe kazani i jep megafonin, që të na bindi… se shqiptarët duhet të falin detin, sipas planit Berisha!

Të kërkosh, që të dëmtosh vendin tënd, duke kundërshtuar një vendim nga Gjykata Kushtetuese e “blerë”, ose duhet të mbyllesh në çmendi, ose në një burg bunker!

Pas Traktatit të fshehtë të Londrës, marrëveshja Basha-Bakojanis, është ngjarja më e rëndë e historisë së kombit. Ndaj duhet medoemos të trajtohet si tradhëti kombëtare dhe kodi penal, ashtu siç ka dënim për hashashin dhe kallashin, ka dhe një super dënim për tradhtinë ndaj atdheut.

Lehësat heshtin, sepse e dinë, që firmëtarët dhe bashkëpuntorët duhej të shkonin prapa hekurave, nëse nuk do kishim këtë bordello drejtësi që kemi!

Por lehësat, kanë edhe s’kanë mbrojtjen pa dashje të qytetarëve të mi. Qytetari im i mirë e i dashur, ulëret për hashashin, që vërtet është vepër e dënueshme  në këtë vend, por as që i dëgjohet zëri për krimin e shitblerjes së jetëve. As që i’u ndihet zëri, kur milionat e gjetur nëpër dyshek gjyqtarësh dhe prokurorësh, janë dhjetra jetë të shitura, apo dhjetra kriminel të liruar nga ato të hashashit dhe kallashit.

Ndaj mua më vjen të ulëras vetëm, sepse nuk ulërisni ju! Ju që rrini duke pritur të ulërasin lehësit dhe politikanët, prisni kot, s’ka për të ndodhur kurrë. Vetëm nëse mbi kurriz të tyre, do valoi dajaku i drejtësisë!/Zathur.net

Komento
Loading...

000-017   000-080   000-089   000-104   000-105   000-106   070-461   100-101   100-105  , 100-105  , 101   101-400   102-400   1V0-601   1Y0-201   1Z0-051   1Z0-060   1Z0-061   1Z0-144   1z0-434   1Z0-803   1Z0-804   1z0-808   200-101   200-120   200-125  , 200-125  , 200-310   200-355   210-060   210-065   210-260   220-801   220-802   220-901   220-902   2V0-620   2V0-621   2V0-621D   300-070   300-075   300-101   300-115   300-135   3002   300-206   300-208   300-209   300-320   350-001   350-018   350-029   350-030   350-050   350-060   350-080   352-001   400-051   400-101   400-201   500-260   640-692   640-911   640-916   642-732   642-999   700-501   70-177   70-178   70-243   70-246   70-270   70-346   70-347   70-410   70-411   70-412   70-413   70-417   70-461   70-462   70-463   70-480   70-483   70-486   70-487   70-488   70-532   70-533   70-534   70-980   74-678   810-403   9A0-385   9L0-012   9L0-066   ADM-201   AWS-SYSOPS   C_TFIN52_66   c2010-652   c2010-657   CAP   CAS-002   CCA-500   CISM   CISSP   CRISC   EX200   EX300   HP0-S42   ICBB   ICGB   ITILFND   JK0-022   JN0-102   JN0-360   LX0-103   LX0-104   M70-101   MB2-704   MB2-707   MB5-705   MB6-703   N10-006   NS0-157   NSE4   OG0-091   OG0-093   PEGACPBA71V1   PMP   PR000041   SSCP   SY0-401   VCP550   CAS-002   CISM   200-125  , PMP   000-089   CCA-500   MB2-704   350-080   JN0-360   810-403   70-177   350-001   350-001   PMP   OG0-093   2V0-621D   CCA-500   210-065   352-001   101   102-400   MB2-707   70-178   JN0-102   640-911   ICGB   350-001  

Mos e Humbisni
Kush është Hutini… dhe spiunët e sigurimit sot politikan?!

Close