LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . “Dhunë në familje”, gruaja në gjendje të dehur godet me gur bashkëshortin

“Dhunë në familje”, gruaja në gjendje të dehur godet me gur bashkëshortin

Sherri për motive xhelozie, 25-vjeçarja godet me gurë bashkëshortin. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës, në fshatin Liqenas të rrethit të Korçës. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së këtij qarku, dje, bënë me dije se ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë ndaj 25- vjeçares E.M.

Sipas policisë lokale, ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit, ku pas një zënkë me bashkëshortin për xhelozinë, gruaja në gjendje të dehur ka nisur ta dhunojë atë. Mësohet se 25-vjeçarja e ka goditur burrin e saj me gurë në oborr, por fatmirësisht pa i shkaktuar lëndime. Pas ngjarjes, 34-vjeçari S.M. ka bërë denoncim në Komisariatin e Policisë së qytetit juglindor. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar uniformat blu, të cilët, pasi morën në pyetje çiftin, vendosën që 25-vjeçarja të procedohet penalisht në gjendje të lirë për akuzën “Dhunë në familje”.

Mësohet se gjatë marrjes në pyetje, E.M. ka deklaruar para hetuesve të çështjes, se shkak i dhunës është bërë xhelozia e saj për bashkëshortin. “Jam shumë xheloze për tim shoq, ndaj m’u errësuan sytë”, – është shprehur agresorja. Materialet në ngarkim të saj i janë përcjellë për hetime të mëtejshme prokurorisë së Korçës.

Loading...
More in Aktualitet, Kronik, Kryesore
Dosja e terrorizmit: Shqiptarët në Siri luftuan në grupin e çeçenëve

Close