LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Dhuroi 15 mijë euro për nënën e sëmurë, dibranin e “mbysin” mesazhet

Dhuroi 15 mijë euro për nënën e sëmurë, dibranin e “mbysin” mesazhet

Ai ka marrë se fundmi falenderime te shumta ne rrjetet sociale nga shqiptaret ane e mbane botës duke e cilesuar gjestin e tij nje akt te rralle human qe vetem nje njeri me zemer te madhe mund ta beje.

Një studente përveç vështirësive për të mbaruar shkollën si gjithë të tjerët, u vu përballë një sfide shumë edhe më të vështirë, pasi nëna e saj e sëmurë kishte më shumë nevojë për ndihmë.

“Për mamin unë do të bëja gjithçka, ishte shprehur studentja. Prandaj kur erdhëm këtu në Tirane mora një vendim. Ka qenë një vendim i vështirë, sepse i trembesha gjykimit të njerëzve”, theksoi ajo.

“Por pastaj thashë, jo, le të mendojnë ç’të duan. Nuk e shihja dot mamin në atë gjendje. Mora një karton dhe shkruajta. Pastaj mora mamin në karroce dhe dolëm në rrugë për të kërkuar para, për protezën”, shprehet Fatbardha.

Astrit Kërkuti nga Dibra e Madhe, pasi u njoh me situatën e vështirë që po përjetonin nënë e bijë, ka telefonuar emisionin Shqiptarët për shqiptarët dhe u ka thënë se do t’i paguajë ai plot 15 mijë euro për operacionin e nënës.

Menjëhere pas këtij gjesti fisnik kane vershuar komentet falenderuese ne rrjetet sociale ndaj zotërise duke treguar se sa shume ka nevoje vendi yne per njerez të tillë

Loading...
More in Aktualitet, Sociale
Deklarata e nënës së Kacifas në Bularat, Spartak Ngjela: Në çdo vend të botës do shkonte në burg

Close