LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Dialogu me Serbinë, Cakaj: Me rëndësi krijimi i një platforme të përbashkët Shqipëri-Kosovë

Dialogu me Serbinë, Cakaj: Me rëndësi krijimi i një platforme të përbashkët Shqipëri-Kosovë

Ministri në Detyrë i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj, e shikon të rëndësishme që me qeverinë e re të Kosovës të krijohet një platformë e përbashkët për dialogun me Serbinë.

Në studion e emisionit “Tempora” në RTV Ora, mbrëmjen e 29 tetorit, Cakaj tregoi tre qendrimet e Shqipërisë për dialogun Kosovë-Serbi.

Gent Cakaj: Shqipëria ka tre qëndrime kryesore sa i takon dialogut Kosovë – Serbi:

E para që Kosova duhet ta përcaktojë platformën e saj politika dhe Shqipëria do ta mbështesë pa kushte.

E dyta Shqipëria konsideron që njohja e Kosovës nga ana e Shqipërisë është e domosdoshme për një marrëveshje të qëndrueshme.

E treta ne konsiderojmë se një marrëveshje e tillë duhet të bëhet në bekimin e SHBA dhe BE.

Unë nuk kam ardhur si rrjedhojë e një komploti për ndryshimin e kufijve të Kosovës, as e kam mbështetur, as kam udhëhequr ndonjë fushatë në shërbim të kësaj ideje. Unë nuk jam shërbëtor i kësaj ideje. Republika e Shqipërisë nuk mund të ketë qëndrim për dialogun Kosovë-Serbi duke anashkaluar Kosovën.

Sonila Meço: Ju jeni i paekuivok te kjo deklaratë, ju përjashtoni edhe veten për shkak të deklarimeve që janë bërë në media…

Gent Cakaj: Cila është deklarata ime në mbështetje të kësaj ideje , transmetojeni dhe unë jap llogari menjëherë?!

Sonila Meço: Unë nuk e kam parë një deklaratë prandaj kërkovë një qëndrim. Ndonjëherë heshtja dhe mbështetja që Rama i ka dhënë zotit Thaçi dhe duke mos pasur një deklaratë të drejtëpërdrejtë, por duke dhënë një mbështetje ndaj Thaçit është interpretuar se është pjesë…

Gent Cakaj: Këto janë interpretime tuaja për marrëdhëniet qoftë mes liderëve në Shqipëri e Kosovë, qoftë mes proceseve të ndryshme politike. Është e rëndësishme që me qeverinë e re të Kosovës të krijojmë po ashtu një platformë të përbashkët lidhur me dialogun karshi Serbisë.

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore
Apeli rrëzon Klevis Balliun, vendos “detyrim paraqitje” për ish-deputetin

Close