LAJMI I FUNDIT
Home . Kryesore . Disa mënyra të thjeshta për të parandaluar kancerin

Disa mënyra të thjeshta për të parandaluar kancerin

Në një pikë thuajse një në dy njerëz do diagnostikohet me kancer. Prognoza e frikshme tregon se njerëzit mund të bëjnë më shumë për të shmangur këtë stil jetese. Edhe pse jetojmë më gjatë, sërish mund të reduktojmë rrezikun e kancerit me disa hapa të lehtë.

Pastroni shtëpinë- Edhe disa punë të vogla mund të ndihmojnë. Shkencëtarët janë të bindur se aktiviteti fizik e redukton ndjeshëm rrezikun e kancerit.

Hani karota- Të jesh mbipeshë është e lidhur me dhjetë lloje kanceri. Ndaj përpiquni të hani sa më shumë fruta e perime. Rekomandohen karotat.

Hiqni dorë nga buka e bardhë- Në vend të bukës së bardhë, makaronave apo orizit, merrni sa më shumë fibra.

Ndërroni salcën me erëzat- Salca rrit presionin e gjakut dhe shton rrezikun për kancer në stomak. Reduktojeni gradualisht, përdorni më shumë erëza, qepë por edhe limon në ushqimet tuaja.

Bëhuni vegjetarian të paktën një herë në javë- Mishi rrit ndjeshëm rrezikun për disa kancere. Të paktën njëherë në javë mos hani fare mish apo nënprodukte të tij.

Qëndroni në këmbë kur flisni në telefon- Vetëm 30 minuta aktivitet në ditë ju ndihmon. E meqë flasim kaq shumë në telefon, mos i bëni bisedat të ulur.

Lërini filmat, bëni shëtitje në mbrëmje- Është e rehatshme të shohësh një film apo të lexosh një libër në kolltuk. Por në vend të kësaj, bëni një shëtitje në mbrëmje.

Loading...
More in Kryesore, Shendeti
Vetëm seks dhe degjenerim në Big Brother/ Nisin protestat e para për mbylljen e programit

Close