LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Do i shkojmë deri në fund reformës! SHBA e prerë: Sundimi i dobët i ligjit ka rrënuar Shqipërinë! Gjyqësori e politika të kapura nga korrupsioni

Do i shkojmë deri në fund reformës! SHBA e prerë: Sundimi i dobët i ligjit ka rrënuar Shqipërinë! Gjyqësori e politika të kapura nga korrupsioni

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë sërish alarmin sa i takon korrupsionit në Shqipëri. Gazeta ka siguruar një raport të USAID ku jepen planet e Uashingtonit për Shqipërinë për vitet e ardhshme. Raporti thekson se shteti ligjor në Shqipëri ka probleme të mëdha, njëkohësisht dhe sqaron misionin apo strategjinë që do të ndjekë SHBA për të zgjidhur problemet, për të çuar Shqipërinë drejt integrimit.

“Qëllimi i parë drejt rrugës së integrimit europian është që Shqipëria të zbatojë në mënyrë efektive reformat e saj kryesore sa i përket sundimit të ligjit, për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, si pjesë e procesit të pranimit në BE. Në mbështetje të Departamentit të Planit Strategjik të Përbashkët të Shtetit-USAID, Qëllimi i parë lufton paqëndrueshmërinë, krimin transnacional dhe dhunën, duke forcuar qeverisjen me përgjegjësi qytetare, sigurinë, demokracinë, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit”, thuhet në raport. Më tej theksohet në raportin e USAID se sundimi i ligjit dhe qeverisja duhen forcuar, ku shtojnë se sistemi gjyqësor është jo kompetent dhe i korruptuar. “Shqipëria është e rrënuar nga sundimi i dobët i ligjit, një sistem gjyqësor jo kompetent dhe i korruptuar, ka kufizime në rritjen dhe efektivitetin e shoqërisë civile, institucionet joefektive të ofrimit të shërbimeve administrative dhe korrupsionit endemik në të gjitha strukturat e qeverisë dhe shoqërisë. Këto dobësi zvogëlojnë aftësinë e Shqipërisë për t’u integruar në BE”, theksohet në raportin e USAID.

Ndryshimet në sistemin e drejtësisë

Në raport përmendet mes të tjerash miratimi i ndryshimeve kushtetuese në 2016, si dhe i ligjeve të tjera pasuese të reformës në drejtësi. “Në korrik 2016, Parlamenti i Shqipërisë miratoi njëzëri 58 ndryshime në Kushtetutë për të përmirësuar gjykatat dhe ndjekjen penale, adresimin e korrupsionit, zvogëlimin e politikave dhe ndikimin kriminal (sidomos brenda gjyqësorit) dhe përmirësimin e respektimit të të drejtave të njeriut. Në 2016-2017, 15 ligje të reja u miratuan për zbatimin e Kushtetutës së re dhe institucionet e reja janë duke u formuar. Për të ndihmuar në forcimin e sundimit të ligjit, misioni do të përqendrohet në reformat e reja gjyqësore, ndërsa do të punojë për të rritur aftësitë e zbatimit të ligjit në të gjitha nivelet”, sqaron raporti. Për SHBA kjo do të arrihet duke mbështetur institucionet e reja të drejtësisë, përfshirë ato antikorrupsion, prokurorët, hetuesit, këshillat, gjykatat dhe duke ofruar mbështetje për Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit, i cili mbikëqyr dhe vëzhgon verifikimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. “Ndërhyrjet e misionit do të synojnë forcimin e institucioneve demokratike dhe rritjen e transparencës, promovimin e sundimit të ligjit dhe të drejtat e njeriut, rritjen e aftësisë së Shqipërisë për të luftuar korrupsionin dhe krimin transnacional dhe forcimin e kufijve të SHBA dhe mbrojtjen e qytetarëve amerikanë në Shqipëri. Shqipëria është bërë një aleat i fortë i NATO dhe po përparon në sigurinë dhe stabilitetin brenda dhe jashtë vendit”, deklaron USAID në raport. Qëllimi dytësor i misionit të SHBA për Shqipërinë, mbështet qëllimet në Strategjinë e Përbashkët Rajonale për të luftuar agresionin rus, duke forcuar frenimin dhe qëndrimin mbrojtës të aleatëve të NATO-s, si edhe duke promovuar partneritete më të thella të NATO-s me kombe të njëjta. /Arbjona ÇIBUKU

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore
Ngjela dhe Spahiu: Venecia i dha shuplakë Metës! Njeriu që i shpëtoi disa herë drejtësisë po del me dhunë nga politika, koha të ndiqet penalisht

Close