LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Do të nisë për çështje ditësh ! Demokrati zbulon lëvizjen që pritet të fundosë Bashën

Do të nisë për çështje ditësh ! Demokrati zbulon lëvizjen që pritet të fundosë Bashën

I ftuar në studion e Report Tv, Edvin Kulluri ka folur për një lëvizje brenda PD-së, kundër këtij lidershipi, duke theksuar se do të nisë për çështje ditësh.

“Ka të dhëna të sigurta që mbështetja e kryetarit nga anëtarësia është në pikat më të ulëta në vite. 30 qershori është dështim spektakolar i opozitës dhe sot është jashtë çdo pushteti. Nuk e di ku mund të shkojë më keq PD-ja. Demokratët janë të pakënaqur. Ne jemi një grup njerëzish, emra të njohur, nuk e kemi nisur ende por është çështje ditësh që do të bëjmë takimet e para me bazën e partisë. Takimet e para me bazën e partisë. Me një qëllim, jo për të larguar Bashën dhe për të vendosur Topallin, Imamin, Gazmend Bardhin po të doni se këtu mund të bëhet kushdo kryetar partie. PD duhet të kthehet te meritokracia, përfaqësimi gara dhe ideologjia e djathtë e qartë”, tha Kulluri.

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore
Spiropali mesazh për besimtarët bektashianë: “Zemrat i paçit plotë…sot e kamot!”

Close