LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . “Do të përhapë kudo nëpër otë lajmin”! Rama publikon videon dhe jep njoftimin e rëndësishëm

“Do të përhapë kudo nëpër otë lajmin”! Rama publikon videon dhe jep njoftimin e rëndësishëm

Kryeministri Edi Rama, e ka nisur këtë të dielë duke publikuar një video, ku tregon sesi do të duket Piramida në Tiranë, pas rikonstruksionit të saj.

Rama shkruan se pas 30 vitesh në agoni, Piramida do të kthehet në një tjetër kryevepër të zhvillimit urban.

Sipas kreut të qeverisë, Piramida do të shndërrohet në një pikëtakim të ri për të rinjtë si dhe një zonë tërheqëse për të gjitha moshat.

“MIRËMËNGJES dhe me projektin e Rilindjes së Piramidës, e cila pas 30 vjetësh agoni, do të kthehet në një tjetër kryevepër të zhvillimit urban, që do të përhapë kudo nëpër botë lajmin e radhës për Tiranën e për Shqipërinë moderne që duam, duke u bërë pikëtakimi i ri i më të rinjve me të ardhmen, si edhe një tjetër zonë tërheqëse për të gjitha moshat, ju uroj një të dielë të bukur.”,-shkruan Rama.

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore
Avokati Beqiri zbulon se çfarë qëndron pas aksidentit të Izet Haxhisë: Po e shoqëronin për te Krimet e rënda, frenuan dhe…(Kush është tropojani që ngjalli dyshimet)

Close