LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . “Doktor, ta gëzoç 8 nëntorin”! Sali Berisha, komunist qysh 21 vjeç, i pranuar më 8 nëntor 1968… 22 vjet sekretar i PPSH e 23 vjet i PD

“Doktor, ta gëzoç 8 nëntorin”! Sali Berisha, komunist qysh 21 vjeç, i pranuar më 8 nëntor 1968… 22 vjet sekretar i PPSH e 23 vjet i PD

Kontribut me 29 vjet spiun sigurimi/ Ribotim i shkrimit të “PAMFLETI”, datë 8 nëntor 2018; si kujtesë për ata militantë e qendrestarë të PD, që vazhdojnë të besojnë edhe pas 30 vitesh, se diktaturën në Shqipëri e përmbysi vizitori i varkës së Drilonit, miku i oxhakut të vilës së Enver Hoxhës dhe “gjyshi” i Vilës së Lalzit

Sot është 8 nëntori, datë të cilën, komunistët nostaligjik të Enver Hoxhës; do ta përkujtonë si ditë të themelimit të PKSH; ndërsa Sali Berisha, do ta përkujtojë, si 51- vjetorin e pranimit anëtar i Partisë Komuniste, që për të, ka qenë dita më e lumtur e jetës.

Por “CV” e tij, ka edhe një akvitet tjetër, me kontribute në shërbim të ish-diktaturës komuniste; mbasi sipas dosjes “Penicilina”, për 29 vite, Sali Ram Berisha ka qenë bashkëpunëtor i zellshëm i Sigurimit të Shtetit.

Në dosjen e “kontributit” të tij, ka 1692 raporte spiunimi; nga të cilat vetëm 13 kanë qenë të pa provuara plotësisht; efekti i “punës vigjëluese” të Berishës, ka si bilanc 384 burgime, 167 ridënime, 3 pushkatime, 143 internime, 112 përjashtime nga partia, 250 dënime nga gjykata popullore, 334 demaskime në popull, 196 riedukime intelektualësh me 1-3 vjet në prodhim dhe mbi 1000 “Fletë-Rufe”.

Fakte nga “CV”-ja plotë e “anti-komunistit”, që ka marrë e po mbanë peng PD-në prej 30 vitesh

Sali Berisha u pranua kandidat për anëtar i Partisë Komuniste, qysh në moshën 21 vjeçe, në vitin e dytë të universitetit, ndërsa në moshën 24 vjeç, u pranua anëtar i PPSH.

Sali Berisha u propozua për anëtar partie, me rekomandimin e garanci të mjekëve komunistë, Dine Abazaj nga Tropoja e Zabit Brokaj, nga Vlora

Sali Berisha, u pranua komunist, në datën 8 nëtor 1968, data simbol e themelimit të PKSH (8 nëntor 1941); në këtë datë pranoheshin vetëm të përzgjedhur të kupolës së PKSH të rrethit dhe të miratuar nga Komiteti Qendror i PKSH.

Sali Berisha, megjithë 3 vitet e stazhit si kandidat partie, militoi 25 vite radhazi në PKSH, nga 8 nëntori i vitit 1965, deri në 8 dhjetorin e vitit 1990, kur Ramiz Alia dhe Sigurimi i Shtetit e desantuan, me mision uzurpures në krye të Lëvizjes Studentore dhe PD-së.

Sali Berisha e rinovoi teserën si anëtar Partisë Komuniste, vetëm 1 vit e gjysëm, para nisjes së lëvizjes studentore “Dhjetor ‘90“ (14 maj 1989).

Sali Berisha, në 25 vite si komunist, u zgjodh 4 herë sekretar partie, i Qendrës Universitare e Spitalore-Tiranë

Sali Berisha, në 25 vitet si komunist, u zgjodh 3 herë kryetar i Komitetit të Dëbim-Internimeve të Rajonit Nr. 3-Tiranë.

Sali Berisha, në 25 vitet si komunist, u zgjodh 4 herë N/kryetar i Gjykatës Popullore të Rajonit Nr. 2-Tiranë.

Sali Berisha, në 25 vitet si komunist, u zgjodh për 20 vite N/kryetar i Frontit Demokratik të Rajonit Nr. 3 dhe për 12 vite, Anëtar i Kryesisë së Përgjithshme, të Frontit Demokratik të Shqipërisë

Sali Berisha, në 25 vitet si komunist, u zgjodh 3 herë anëtar i Pleniumit të Komitetit të Partisë Komuniste të Tiranës (1975-1990)
Sali Berisha, shërbeu 29 vjet si spiun special i sigurimit të shtetit, nga tetori 1962 në moshën 18-vjeçare, deri në tetor 1991, në moshën 47 vjeçare, koduar me pseudonimin “Penicilina”, propozuar me “garanci” nga Idriz Shehu, Kryetar i Degës së Punëve të Brendshme të Tropojës, xhaxha i Gjeneral Baki Shehut; i cili, në vitin 1990 vërsuli tanket kundër lëvizjes studentore në Elbasan, por që më pas Sali Berisha e bëri deputet të PD.

Sali Berisha, në 29 vjet shërbim, si spiun special i sigurimit të shtetit, ka ndryshuar 4 herë pseudonimin, për shkak të dekonspirimit nga kolegët mjekë e pedagogë, pseudonim e fundit e ka ndryshuar në vitin 1987 dhe e ka mbajtur deri në vitin 1993, kur zhduku kartelën personale, nga arkiva e Ministrisë së Brendshme, nga Arkiva e Shtetit dhe nga SHIK./Pamfleti

Loading...
More in Aktualitet, Dosja X
VIDEO/ Vjen sinjali i parë i dimrit në Tropojë, Kukës e Korçë, bora zbardh malin e Gjallicës, Gramozit e Valbonës

Close