LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Dokumenti: Ish-kryebashkiakja e LSI-së kallëzohet penalisht

Dokumenti: Ish-kryebashkiakja e LSI-së kallëzohet penalisht

Është kallëzuar penalisht ish-kryetarja e Bashkisë Prrenjas nga radhët e LSI-së, Miranda Rira.

Kallëzimi ndaj saj është depozituar nga kryetari aktual i Bashkisë së Prrenjasit, Nuri Belba, ndërsa akuza që rëndon mbi të është ajo e shpërdorimit të detyrës.

“Unë, Nuri Belba në cilësinë e kryetarit të Bashkisë Prrenjas bazuar në nenin 248 të Kodit Penal, parashtroj këtë kallëzim penal për ish-kryetaren e Bashkisë Prrenjas znj. Miranda Rira, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, duke parashtruar rrethanat e fakteve konkrete ku bazohet kallëzimi si dhe dispozitat ligjore penale të cënuara”, thuhet mes të tjerave në dokument.

Tenderi për të cilën akuzohet Rira është për ndërtimin e një fushe sporti në Prrenjas, që sipas Belbës është bërë në shkelje të ligjit.

Loading...
More in Aktualitet, Kronik
Autostrada Prishtinë-Nish, rruga drejt pajtimit mes Kosovës e Serbisë

Close