Home . Politike . Dokumenti që nxjerr “bllof” intervistën e Panorama/ Qeveria mbuloi shpenzimet e Robert Ndrenikës
robert-ndrenika

Dokumenti që nxjerr “bllof” intervistën e Panorama/ Qeveria mbuloi shpenzimet e Robert Ndrenikës

Sot gazeta Panorama publikoi një intervistë me zotin Beb Dailu, një mik të aktorit të madh, Robert Ndrenika i cili dje mbushi plot 75 vjeç.

Në interviste Daliu thotë se kur Ndrenika u sëmur, nuk mori asnjë mbështetje nga shteti, dhe as nuk kërkoi ndihmë. Mbi këtë edhe Panorama  vendosi  kryetitullin “Ndrenika u sëmur por nuk i çoi sms Ramës, operacionin e bëri te Ushtaraku”. Pa konfirmuar nëse është kjo e vërtetë apo jo.

Lexo.al  kërkoi dhe gjeti dokumentin që gjendet në faqen zyrtare të kryeministrisë që tregon  krejt të kundërtën e asaj që thotë miku i Ndrenikës e që shkruan Panorama.

Siç shihet në vendimin e sjellë nga Lexo.al, me  anë të një vendimi, kryeministri Rama ka ngarkuar ministrinë e Shëndetësisë dhe  FSDKSH për zbatimin e këtij vendimi. /Lexo.al

dok-1dok-2dok-3

Mos humbisni:
a6-100
Vendoset pllaka e parë e Bulevardit të Ri. Ja si do të jetë Tirana 2020

Close