LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Donald Lu: Çështja e z. Tahiri kërkon një hetim të plotë dhe proces të paanshëm ligjor, ofrojmë prokurorë të FBI

Donald Lu: Çështja e z. Tahiri kërkon një hetim të plotë dhe proces të paanshëm ligjor, ofrojmë prokurorë të FBI

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme të ofrojnë prokurorë të FBI-së për hetimin e çështjeve të korrupsionit të nivelit të lartë, siç cilësohet ajo ku është i përfshirë edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Deklarata është bërë sot nga ambasadori i SHBA-ve, Donald Lu i pyetur nga “BalkanWeb”, në përfundim të një takimi me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj në prani edhe të ambasadores së BE-së, Romana Vlahutin.

Sipas ambasadorit Lu, çështja “Tahiri” kërkon një hetim të plotë dhe proces të paanshëm ligjor, e në këtë pikë SHBA-të janë të gatshme të ofrojnë edhe prokurorë të FBI-së, për ta hetuar.

Ambasadori Lu, gjatë takimit tuaj me Ministrin Xhafaj, a biseduat çështje korrupsioni të nivelit të lartë, si ajo e Saimir Tahirit?

Ambasadori Lu: Çështja e z. Tahiri kërkon një hetim të plotë dhe proces të paanshëm ligjor. Ashtu si vetë z. Tahiri dhe shumë udhëheqës të tjerë shqiptarë e kanë thënë, kjo çështje duhet zgjidhur në gjykatë, duke shqyrtuar të gjitha faktet.

Bota, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara, po e ndjek nga shumë afër këtë çështje dhe çështje të tjera sensitive, si ato të Emiljano Shullazit, Lul Berishës dhe tre gjykatësve të apelit në Durrës.

Ne kemi ofruar mbështetjen e prokurorëve federalë amerikanë dhe agjenci të zbatimit të ligjit të Shteteve të Bashkuara për t’i ofruar ndihmë teknike Prokurorisë në kryerjen e një hetimi të plotë, i cili ka për qëllim zbulimin e të vërtetës.

Ne do donim të shihnim një hetim më aktiv nga prokurorët dhe policia gjyqësore, dhe e kemi përcjellë këtë mesazh.

Në një demokraci të vërtetë, askush nuk është mbi ligjin.

Donald Lu: Ofrojmë prokurorë të FBI për hetimin e Tahirit

Komento
Loading...
Mos e Humbisni
Asgjë e re nga fronti i shpifjes!

Close